Trabzonspori është një klub futbolli turk, i themeluar në - TopicsExpress



          

Trabzonspori është një klub futbolli turk, i themeluar në vitin 1967, që përfaqëson qytetin me të njëjtin emër. Kjo skuadër i luan ndeshjet në “Hüseyin Avni Aker Stadyumu”, me kapacitet prej 24169 vendesh. Kundërsdhtarët e Kukësit e kanë fituar 6 herë titullin kampion në Turqi, në sezonet 1983/1984, 1980/1981, 1979/1980, 1978/1979, 1976/1977, 1975/1976. 8 herë ka fituar Kupën e Turqisë, në sezonet 2009/2010, 2003/2004, 2002/2003, 1994/1995, 1991/1992, 1983/1984, 1977/1978, 1976/1977, ndërsa Superkupën e Turqisë e ka bërë të vetën po 8 herë, në edicionet 2010/2011, 1995/1996, 1983/1984, 1980/1981, 1979/1980, 1978/1979, 1977/1978, 1976/1977. Pra, sikurse shihet, kemi të bëjmë me një skuadër të shumëtrofeuar, me traditë dhe histori pozitive në futbollin turk. Kujtojmë se me këtë skuadër ka luajtur edhe ish-sulmuesi i njohur i kombëtares kuqezi, aktualisht drejtor teknik i saj, Alban Bushi, në vitet 2001-2003 Burimi: panorama-sport/ballina/skenderbeu-kunder-cernomorets-te-bakajt-e-vangjelit-kukesi-sfidon-trabzonsporin/#ixzz2bWPDDMcn
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 00:35:04 +0000

Trending Topics




© 2015