Tragjedia E Një Familje Të gjitha tragjeditë e kanë një shkak - TopicsExpress



          

Tragjedia E Një Familje Të gjitha tragjeditë e kanë një shkak ose preteks, kanë një fillim dhe një fund, thellësia e dhimbjes së tyre është e pamatshme, por sidoqoftë fundi i tyre nuk është e njëjtë. Tragjedia e këtij shkrimi duhet të jetë ndër rastet më të rralla, më të skajshëm. Në fillimin e viteve ’40 dhe më parë në Zhepë ka jetuar, mes familjeve të tjera autoktone të asaj qendre banimi edhe familja Telhaj. Çifti Telhaj lindën dy fëmijë, Avanë dhe Myslimin. Të dy krijuan familjet e tyre. Avaja në vitet ’20 të shek.XX u martua me Rizanë e Abas-it tek ymerët e Stërmbecit, ndërsa i vëllai Myslimi krijoi familjen e tij në vitet ’30 të po atij shekulli në vendlindje. Të dy motër e vëlla u bënë me fëmijë, Myslimi me dy djem dhe Avaja me tre djem e dy vajza. E përballonin jetën duke punuar dhe e gëzonin sipas kushteve të tyre, por fillimi i viteve ’40 u ndryshoi rrjedhën. Në një ditë Bajrami bashkëshortja e Myslimit pasi i mbaroi të tëra punët e shtëpisë dhe u ul t’i jepte gji djalit të vogël, Kujtimit, papritur u fik jeta e saj. Zemra si duket nuk mund të vazhdonte të punonte më. Kur vajtën e gjetën të vdekur, me foshnjën në gji. Punoi shumë i ati i tyre, bëri më të mirën që fëmijëve të mos t’u mongonte asgjë. Ishin vite lufte, vite të vështira, skamja dhe shpellat ishin bashkëudhëtare të banoreve të Luginës së Sipërme të Vjosës, rrobat laheshin me finjë. Në ditët e nxehta të korrikut ’43 një bishë e egër filloi të zvarritej si gjarpri në Jug të Shqipërisë. Kudo që kafshonte helm vdekjeprurës villte. Masakra që ata bënë në Borovë dhe fshatrat e tjera të Ersekës u përhap si vetëtima kudo edhe në Shqeri e Rrezë, por Myslimi si shumë nga bashkëfshatarët e tij besuan se ‘’nuk do të arrinte deri te fshati i tyre, po të shikosh punën tënde nuk të ngacmon as dushmani’’ dhe punonte vetë burrë e vetë grua për të rritur dy djemtë, Bashkimin më të madhin dhe Kujtimin e vogël. Por, a mund t’i zësh besë gjarprit, hasmit, okupatorit? Ishte dit e diel, 11 korrik i 1943, kur një togë nazistësh të armatosur deri në dhembë, me urë zjarri në dorë nuk lanë shtëpi padjegur, nuk lanë vrimë pa kërkuar, i mblodhën të tërë burrat e fshatit dhe i pushkatuan. Mes tyre ishte edhe Myslimi. Oh, çfar tmerri, nuk kishte kush ta merrte nga vendi ku e pushkatuan sadistët, kush ta qante, nuk kishte varrmihes, nuk kishte kush ta varroste, nuk kishte kush të grazhdonte djemtë që tani ngelën edhe pababa. Motër zeza ishte larg, në Stërmbec ishte fjala, por në fakt ajo me familjen e saj, si gjithë fshati, ishte shpërngulur dhe ishte vendosur rrëzë maleve, në shpellat e Sopotit. Falë traditës shqiptare, falë dokeve e zakoneve humanitare përmetare, bashkëfshatarët Myslymit ju bënë motëra e vëllezër, ata nuk e ndanë nga njerëzit e tyre, ata hapën varrin e tij, që ishte aq problem në atë ditë se nuk kishte burra e djem, e ujdisën dhe e varrosën. I dhanë lamtumirën e fundit Lymit dhe morën dy djemtë e tij, Bashkimin e Kujtimin, i çuan në shpellat e Grehotit me fëmijët e tyre, bashkë pinë kupën e helmit të asaj dite, përjetuan tmerrin e asaj nate që merreshin me të vdekurit nën ndriçimin e shtëpive që digjeshin, bashkë ndanin kotheren e bukës që e gëlltitnin me lot, dhe ankthin e së nesërmes. Sa mori njoftim motra e mjerë, iku si e marrë. Qau të vëllanë, i kërkoi dhe i gjeti nipat mes shokëve dhe nën kujdesin e bashkefshatarkave të saj. Ata sikur ia lehtësuan brengën, ndërsa për fëmijët e mitur sikur u ra një dhuratë nga qielli. Vetëm atë kishin, vetem ajo u kishte mbetur në këtë botë. Bashkimin e vuri përpara, Kujtimin e mori kaluar dhe u nis për udhë me një brengë të madhe, me një peshë të rëndë në zëmër. I dukej sikur gjysma e saj i ishte shkeputur dhe po e linte aty, në një arë, të mbuluar me dhe’ nga të tjerët, se ajo vetë nuk mundi t’i lante as gjakun, t’i mbyllte sytë e gojën në monentet e fundit, t’i hidhte të paktën një grusht dhe’. E mbuluar si korbat nga rrobat e zeza, por me një motiv të fortë mori rrugen e kthimit. Me një peshë të rëndë mbi shpatulla, me ankth dhe me përgjegjësi të madhe, po me shpresë se do të ronte sa t’i riste, po çapitej në udhën e ngushtë të monpateve. Me një moral të dërmuar, po me një dritë në fund të tunelit mendonte si do të riste jetimit. Këto mendime e mundonin, e stresonin, i kishin hedhur thonjtë në grykë gjithë rrugës, por ajo gjente forcë dhe i jepte kurajo vetes ‘’bëju e fortë ke shtatë, ke shtat për të rritur, dy prej tyre vetëm ty të kanë, nuk kanë tjetër, janë ferishte, po sikur të mos të të kishin as ty në këto dit ferri, fundja nuk je vetë’’. Zvarë zvarë dhe kur po ngjitej tek e Ngushta e Sopotit e pa vajza e madhe Begua dhe me shpejtësi i dolli përpara. Qaj e ecë. Kur arriten te shpella goja i kishte vënë shirit të bardhë, jetimimëve të hutuar nga ajo ngjarje e papritur dhe e shpejtë u ishte kyçur, ishin trembur, nuk po kuptonin çfar po ndodhte me ta. Isht pesë vëllezër e motra, u tha fëmijëve hallemadhja dhe tani jeni shtatë. Vërtet ata u bënë shtatë që nuk dalloheshin nga njëri-tjetri. Nipat e saj u bënë vëllezër me Aredinin, Safetin e Fasllinë dhe kishin dy motra, Begon e Faton. Aq e vërtetë është kjo sa që shumë banorë të Stërmbecit, moshatarë të tyre dhe më të vegjël, nuk e dinin që ata ishin kushërinjë të parë, por vëllezër. Kur në ’45 shteti mblodhi në jetimore tërë ata fëmijë që kishin mbetur paprindër, Avaja me bashkëshortin, Rizanë, u thanë se ‘’këta janë fëmijët tanë, e kanë gjetur shtëpinë e tyre’’ dhe nuk lejuan t’u iknin. Fëmijët filluan të hedhin shtat e të rriten, pa mbaruan shkollën e fshatit dhe filluan të punonin. Halla kishte filluar e mendonte t’i martonte dhe të gëzonin jetën me familjet e tyre, duke meduar se plagët u kyç në zemren e saj. Por, ah, në atë kohë ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte. Ishte viti ‘58 një pjesë e fshatit u bë kooperativë bujqësore. Filloi të prishej qetësia, u shtua ankthi e brenga. Duhej që malli e gjeja e gjallë të bashkohej, të bëhenshin bashkëpronarë ata që kishin me ata që nuk kishin. U nda vëllai me vëllanë me shtëpi e prona, të shpëtonin sa të mundnin nga prona e tyre. Me shaka po atyre që nuk ishin futur në kooperativë u hidhnin edhe ndonjë rumuz, e u vinin nofka. Ata që pranuan e u futën në kooperativë kishin disa ‘’privilegje’’, kërkohej të stimulohej kolektivizimi. Në një pasdite të fund vjeshte ose fillim dhjetorit të atij viti, kodra e Rumbullakes dhe Guri i Kazanit u mbush plot me djem të rinjë, dikush kishte shkuar për të lozur, dikush ishte me bagëti dhe filluam lloj-lloj lodrash, nga më të ndryshmet sa tundej vendi. Mes tyre nga më të rriturit dhe me të shkathtit ishte Bashkimi. Ai bashkë me dike tjetër …, atë ditë u kishte qëlluar të ishin me kopenë e bagëtive të atyre familjeve që nuk ishin futur në kooperativë. Kopeja e tyre ishte poshte kodrës ku luanim, sa kishte mbritur nga Rëenjtë, mes Qarishtave dhe Argaleve, të cilt ishin mbjellë me grurë. Loja na tërhoqi aqe shumë sa haruam çdo gjë, disa dhi u futën në qoshen e arës me të mbjella. Gruri sa kishte mbirë dhe dëmi më i madh i bëhej që shkelej. Sa shkuan ata deri poshtë u deshën 2-3 minuta. Kjo u bë shkak që Bashkimin ta thërrisnin në mbrëmje te zyrat. U tha e çfar nuk i’u tha, niveli i dobët i drejtuesve, mosha e re e Bashkimit, bënë që ai të mos të duroje akuzat e rënda, po dhe t’u kundërshtojë thënjen e tyre ‘’se dëmtimi i të mbjellave të kooperativës ishte shoqëruar edhe me fjalë qesëndisëse’’. Kritikat e tyre të ashpra ndaj gabimit, bënë që i riu të revoltohej shumë. Mori një vendim të prerë, kadegori, të ikte, të largohej nga ajo gjendje mbytëse që u krijua. Shkoi në shtëpi, u vesh me rrobat e tij më të mira, la një shënim shumë të vogël dhe pa i thënë asgjë hallës as vëllezërve iku. Bashkimi i mërxitur, ndoshta dhe i frikësuar u nis të shkonte në fshatin e lindjes. U nisë në mbrëmje, në një natë dimri pa hënë, kur ditën kishte rënë shi dhe nuk mund të shkonte monopateve në krah të majtë të Vjosës ku rruga ishte e ngushtë, me shumë monopate dhe përrenj, ku dhe egërsirat ishin prezent, prandaj proferoi të shkonte xhades, ndoshta i nxitur edhe nga shpresa e ndonjë automjeti, po dhe rruga automobilistike ishte më komode për të ecur natën. Mbriti te ura e vendlindjes (Zhepës), e njihte mirë terrenin, kishte qenë me dhjetra herë. U fut në urën lëkundëse të fshatit për t’u hedhur në krahun tjetër. Kur kishte mbritur në mes të urës dëgjoi një zë të fuqishëm “Ndal”! Përball tij ishte ushtari roje në krahun e majtë të urës. Qëndroi në vend. E bërtitura e ushtarit roje njëkohësisht zgjoi dhe patrullën e krahut të djathtë të urës ku ai kishte kaluar dhe nuk ishte ndaluar nga askush. Përgjumësh ushtari kishte qëlluar në drejtimin nga erdhi thirrja ‘’Ndal’’. Për fat të keq plumbi qëlloi ushtarin që ndaloi Bashkimin dhe e la në vend të vdekur. Bashkimi nuk lëvizi dhe nuk u godit as nga plumbat e atij që qëlloi pa të drejtë, por kur kufitari, që qëlloi me armë, pa kolegun e vrarë, sajoi varjantin më të zi. Për të mbuluar vrasjen aksidentale që kreu, bëri krimin tjetër më të rëndë, e hodhi në lumë Bashkimin që po shkonte në fshatin e tij dhe trilloi “se shokun e vrau një i panjohur, i cili u largua”. Eh, çfar nuk u tha atëhere për të mjerin dhe të tjerët. Donte të arratisej, u arratis, ka ikur në drejtim të paditur, zini prita natë e ditë në çdo urë e vende kyçe. Gjendja e tensjonuar mori shumë kohë. Më von hetimi zbaridhi të vërteten që ishte ndryshe. Gjyqi vërtetoi se vrasësi i dyfishtë ishte ushtari i patrullës, kufitari i postës kufitare të Zhepës, e cila herë pas here organizonte shërbim ruajtje te ajo urë, që përfshihej në zonën kufitare. Kufitari kishte vrarë aksidentalisht shokun dhe i nxitur nga frika se do të dënohej, për të mos patur dëshmitar azgjësoi civilin duke e lidhur e duke e hedhur në lumë, duke i veshur edhe vrasjen e kolegut. Hamëndjet vazhduan të ishin të ndryshme, edhe pasi u zbardh e vërteta “ai donte të arratisej pa shkonte në Zhepë”….. Thashmneja mbushen trevën. Fundi ishte i hidhur, tragjik dhe shokues. Biri i Zhepës, nip në Stërmbec nuk u gjend as i vdekur. Nuk i humbi varri, por as ju hap. Hallua, më shumë se kushdo, me të vëllanë vuajtën thellë shpirtërish, ku u tret vallë, ku ish eshtrat e tija? Tronditje e thellë. Ai nuk kishte asnjë armë veç shpirtit të revoltuar, mendjes së turbulluar dhe si duket gjykoi të shkonte në vendlindje për t’u qetësuar, për t’u kulluar, ndoshta te varri me të atin për të bizetuura, t’i thoshte dy-tri fjalë, ai vit për të kishte qenë i prapë. Eh, “Dhitë-gruri-zyra” ishte ndodhi e fundit që u bënë shkak i morën jeten që aq shumë e donte, por padrejtësitë në familje e shoqëri nuk i duronte. Nuk i duroi dot grushtat mbi tavoline, fytyrat e skuqura, sytë e zgurdulluar dhe dhembët e nofullat e shtërnguar. sh saliu, 28 prill 2013 *** 3
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 09:39:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015