Traineri i Shaktar Donetsk Lucesku Vlerson Kukesin : Paraljmeron - TopicsExpress



          

Traineri i Shaktar Donetsk Lucesku Vlerson Kukesin : Paraljmeron Turqit ! Luçesku mahnitet nga Kukësi: Skemë perfekte Kukësi tërheq vë mendjen edhe të trajnerit të shquar rumun, Mirçea Luçesku, i cili aktualisht drejton kampionët në fuqi të Ukrainës, Shahtjor Donjeck. Teksa ka ndjekur pak ditë më parë ndeshjen e kthimit mes Metalurgut dhe Kukësit, trajneri rumun nuk i ka kursyer elozhet për skuadrën shqiptare, veçanërisht për variantin taktik që ajo përdor. Dje, në një bisedë për mediat turke, i pyetur për kundërshtarin e Trabzonsporit, Luçesku paralajmëroi se Kukësi është një skuadër që duhet respektuar maksimalisht. “Skuadra shqiptare ka një sistem loje shumë të gjetur. Ata luajnë me variantin 4-3-3 dhe në fazën mbrojtëse meritojnë duartrokitje, sepse janë shumë të fortë”, – është shprehur fillimisht Luçesku. Vlerësimi Gjatë prononcimit në mediat turke, trajneri i Shahtjorit kujton edhe se si e pësoi Metalurgu nga Kukësi. Madje, ai thekson se kolegu i tij duhet të jepte dorëheqjen, pasi nuk e respektoi Kukësin. “Trajneri i Metalurgut, Tashujev, ndoshta duhet të jepte dorëheqjen, sepse dështimi erdhi prej mosrespektimit që ai i bëri skuadrës shqiptare. Kukësi ka meritën e madhe në atë kualifikim, sepse u tregua një skuadër shumë e zgjuar. Ekipi shqiptar punon me një modul loje që në fazën defensive është shumë efikas. Unë e ndoqa ndeshjen dhe u bë e pamundur që Metalurgu t’i thyente ata, edhe pse vlera e Kukësit është as sa 10% i tyre”, – ka thënë rumuni, i cili renditet ndër trajnerët më të suksesshëm në Europë. 68-vjeçari ka drejtuar Kombëtaren e Rumanisë, Dinamon e Bukureshtit, Breshian, Interin, Gallatasarajin, Beshiktashin dhe në nëntë sezonet e fundit skuadrën ukrainase Shahtjor Donjeck. Me këtë të fundit ka fituar 7 herë titullin kampion në Ukrainë, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë me Gallatasarajin dhe Beshiktashin në Turqi, pa përmendur sukseset në Rumani. #naldi
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 14:02:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015