Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka festuar fitoren e - TopicsExpress



          

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ka festuar fitoren e Kupës së Konfederatave, por paralajmëron se sfida e vërtetë për ta do të jetën verën e ardhshme në Kupën Botërore.Nikoqiri i garës fitoi me rezultat 3-0 ndaj kampionëve në fuqi të Evropës dhe botës, për të fituar trofeun e Konfederatave për të tretën herë radhazi nga katër herët sa kjo garë organizohet.“Ne nuk e parashikuam këtë. Ishte një rrugë të cilën duhej ta merrnim, po re dinim se kjo ndeshje as nuk ishte afër asaj çfarë ne do të kalojmë vitin e ardhshëm”. “Do të jetë shumë më vështirë. Por rruga jonë do të jetë ca më e mirë për ta kaluar tash. Kjo fitore do të krijojë një situatë më të mirë dhe një ambient më të mirë”.“Po ashtu, mbështetja që ne kemi marrë nga publiku brenda dhe jashtë fushe është e shkëlqyeshme. Ne kishim nevojë gjithmonë të nxjerrim këtë nga vendi jonë. Në këtë mënyrë ne mund të evoluojmë dhe të zhvillohemi me punë të mirë”, ka thënë Scolari.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 09:52:11 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015