Tregtia me Allahun! Në kohën e Ebu Bekrit ndodhi një - TopicsExpress



          

Tregtia me Allahun! Në kohën e Ebu Bekrit ndodhi një thatësirë e madhe, aq sa njerëzit u mblodhën para shtëpisë së halifes dhe po i ankoheshin se qielli nuk po pikonte, toka nuk po mbinte dhe njerëzit ishin në vështirësi të madhe. Ebu Bekri u tha: “Shpërndahuni dhe duroni, se në mbrëmje Allahu ka për t’jua sjellë inshallah zgjidhjen.” Nuk ndejtën shumë kur u panë punëtorët e Uthmanit që ktheheshin me karvan nga Shami, në të cilin gjendeshin plot njëqind deve me ushqim. Njerëzit u mblodhën përpara shtëpisë së tij dhe filluan t’i ankoheshin, tregtarët po i qanin hallin dhe vështirësinë dhe po e nxisnin t’u shiste ushqimin që kishte sjellë nga Siria. Ai u tha: “Sa më jepni?” “Për çdo dhjetë dinarë të japim dymbëdhjetë.” Uthmani ua ktheu: “Më kanë dhënë më shumë se kaq.” Ata i thanë: “ Për çdo dhjetë dinarë të japim pesëmbëdhjetë.” Ai u tha sërish: “Më kanë dhënë më shumë se kaq.” Tregtarët të habitur ia kthyen: “O Uthman, nuk ka tregtarë të tjerë në Medine, të gjithë jemi këtu, cili është ai që të ka dhënë më shumë?” Ai u tha: “Allahu më ka dhënë për çdo dinar dhjetë dinarë. Dëshmoj para jush se ushqimin e këtij karvani e kam dhënë sadaka për fukarenjtë e Medines.”
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 00:11:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015