Të dashur miq, Me kënaqësi Ju njoftoj se unë, Vlora NEZIRI, - TopicsExpress



          

Të dashur miq, Me kënaqësi Ju njoftoj se unë, Vlora NEZIRI, jam përfshirë zyrtarisht në garën për Asamblenë Komunale në Therandë, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Therandë, më ka kandiduar për Asamblenë Komunale, ndërsa numri im në listë është Nr. 21. Projekti i Aleancës për Therandën në krye me Kandidatin për Kryetar, Bali MUHARREMAJ, është projekt fitues dhe zhvillimor për Therandën, ndërsa Lista e Aleancës për Asamblenë Komunale udhëhiqet nga Kryetari Blerim KUÇI. Jam e bindur se lista e Aleancës për zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 në Therandë është më gjithëpërfshirësja, më përfaqësuesja dhe më e përgatitura profesionalisht e politikisht. Të dashur miq, Jam e bindur në mbështetjen Tuaj për kandidimin tim për Asamblenë Komunale. Falemnderit familjes, miqve, bashkë-partiakëve dhe qytetarëve të Therandës për përkrahjen e deritashme dhe për motivimin që të hyjë në këtë garë. Me respekt, Vlora NEZIRI
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 11:04:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015