Të drejta studimi për Itali dhe Turqi, procedura e regjistrimit - TopicsExpress



          

Të drejta studimi për Itali dhe Turqi, procedura e regjistrimit dhe kriteret Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka publikuar procedurën e regjistrimit dhe kriteret që duhen plotësuar për të drejtat e studimit në Itali dhe Turqi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014. Dy të drejtat e studimit që janë ofruar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve italiane janë për Akademinë Ushtarake, Modena, dega këmbësori dhe dega karabinieri. Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013-2014, si më poshtë vijon: Akademia e Forcave Tokësore Akademia e Forcave Detare Akademia e Forcave Ajrore Shkolla e Mesme Kuleli FT Shkolla e Mesme Kuleli FD Shkolla e Mesme Kuleli FA Regjistrimet që kanë filluar me datën 31.05.2013 ora 09.00, përfundojnë në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit. Më poshtë po japim të plotë udhëzimin mbi procedurën e regjistrimit dhe kriteret që duhen plotësuar nga kandidatët. I. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Italiane ka ofruar 2 të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013- 2014, si më poshtë vijon: Akademia Ushtarake, Modena, dega këmbësori një vend Akademia Ushtarake, Modena, dega karabinieri një vend II. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke ka ofruar të drejta studimi, për kontingjentet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, për vitin akademik 2013- 2014, si më poshtë vijon: Akademia e Forcave Tokësore Akademia e Forcave Detare Akademia e Forcave Ajrore Shkolla e Mesme Kuleli FT Shkolla e Mesme Kuleli FD Shkolla e Mesme Kuleli FA Kandidatët që do të aplikojnë për të drejtat e studimit të mësipërme, të paraqiten në Qendrën e Personel Rekrutimit, me adresë Rruga e “Dibrës” Tiranë, ku do të njihen me Rregulloren, kriteret, procedurat e testimit, etj. Regjistrimi për kandidatët studentë ushtarakë bëhet sipas tarifës prej 3 000 (tremijë) lekë dhe për kandidatët nxënës ushtarakë në Turqi bëhet sipas tarifës 2 000 (dymijë) lekë. Regjistrimi fillon me datën 31.05.2013 ora 09.00 dhe përfundon në datën 17.06.2013 ora 15.00 në Qendrën e Personel Rekrutimit. Për datat e zhvillimit të testimeve kandidatët do të njoftohen në ditën e regjistrimit në Qendrën e Personel Rekrutimit. Kriteret për regjistrimin e kandidatëve: 1. Të ketë shtetësi shqiptare. 2. Të ketë kryer shkollë të mesme brenda ose jashtë vendit, të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, (arsimimin 9 vjeçar për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 3. Të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë. 4. Të jetë në moshë jo më shumë se 22 vjeç, në ditën e fillimit të vitit akademik 5. Të mos jetë i martuar. 6. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore. 7. Të ketë një trup me fizik të rregullt, të shëndetshëm në të gjitha pikëpamjet, pa asnjë mangësi apo shenja që deformojnë pamjen. 8. Të mos jetë bartës i virusit HIV dhe Hepatit B; të mos ketë kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 9. Kriteret e veçanta të pranimit që lidhen me gjatësinë trupore, peshën dhe moshën e kandidatëve, do të jenë sipas anekseve A, B, C, të cilat do gjeni në Qendrën e Personel Rekrutimit. 10. Kandidatët që do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme mbi 8.5. 11. Për kandidatët që aplikojnë për studime në arsimim ushtarak parauniversitar jashtë vendit, të kenë notën mesatare të të gjitha viteve të ciklit 9 vjeçar mbi 8.5. 12. Përveç kritereve që përmenden në pikat 10 dhe 11, kandidatët që aplikojnë për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit të kenë notën mesatare mbi 8.5 veças për lëndët matematikë, fizikë dhe kimi. 13. Kandidatët nuk mund të regjistrohen për ndjekjen e studimeve në institucionet arsimore ushtarake jashtë vendit në rast se zotërojnë diplomë për nivelin arsimor për të cilin aplikojnë. 14. Nuk kanë të drejtë të regjistrohen në konkurrim ata kandidatë që e kanë fituar më parë statusin e studentit ushtarak. 15. Kandidati që nuk plotëson qoftë edhe një nga kriteret e përmendura më sipër, s’kualifikohet. Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente: 1. Kërkesë me shkrim e nënshkruar nga kandidati, në të cilën të jenë renditur 3 (tre) degët që dëshiron të ndjekë kandidati. 2. Fotokopje e noterizuar e dokumentit zyrtar që vërteton përfundimin e arsimimit dhe notën mesatare sipas kërkesave të pikave 2, 10 dhe 11 (kriteret për regjistrimin e kandidatëve). 3. Çertifikatë për TOEFL (nëse e ka). 4. Fotokopje e kartës së identitetit (certifikate personale me fotografi për kandidatët që mund të dërgohen për arsimim ushtarak parauniversitar). 5. Çertifikatë familjare, 1 copë. 6. Fotografi për dokument, 2 copë (4×6 dhe 9×12). 7. Dëshmi penaliteti. 8. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces gjyqësor. 9. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në proces hetimi. 10. Raport mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcës Tokësore, ku shprehet nëse kandidati është i aftë për të ndjekur studimet ushtarake jashtë vendit. 11. Analiza e SIDA- s. 12. Vërtetimet mjekësore se kandidati nuk është bartës i virusit HIV dhe Hepatit B dhe që nuk ka kaluar sëmundje të zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive. 13. Fotokopje e pasaportës e vlefshme për jashtë shtetit. Kandidatët e përzgjedhur për student ushtarak të cilët do të dërgohen me studime jashtë shtetit, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes, para dërgimit me studime jashtë vendit dhe nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes, të ngrijë në një bankë të nivelit të dytë, për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, kuotën monetare 5 000 Dollarë ($). Në kontratë parashikohet që studenti në përfundim të studimeve do të shërbejë në Forcat e Armatosura për të paktën 6 vjet. Në rast të mos zbatimit të saj, studenti është i detyruar të dëmshpërblejë të gjitha shpenzimet e studimeve.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 10:13:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015