Të gjithë i vardisen Erdoganit! Sot, Sali Berisha edhe për - TopicsExpress



          

Të gjithë i vardisen Erdoganit! Sot, Sali Berisha edhe për shkak të moshës së tij, edhe për shkak të dashurisë së shprehur zjarrtë e në të gjitha format për Turqinë dhe për Kosovën, është dashur që të ishte pjesë e inagurimit të Aeroportit Adem Jashari, por nuk është. Hashim Thaçi i ka ftuar të gjithë vëllezërit e tij të tjerë myslimanë për të marrë pjesë në këtë ngjarje turke që realizohet në Kosovë (madje edhe Ali Ahmetin), përveç Sali Berishës. Dashurinë e Sali Berishës e harruan shpejt, sikur të mos ketë lindur asnjëherë. Kur më 2012 e vizitoi Erdoganin në Ankara, Sali Berisha nja dhjetë herë i tha Erdoganit “vëlla”, ndërsa pritjen turke e cilësoi si pritje “vëllazërore”. Sali Berisha është autor i thënies famoze“nuk njoh turk që në dejet e gjakut të tij nuk rrjedh gjak shqiptari”. Nëse nuk ka njohur turk në dejet e të cilit nuk rrjedhka gjak shqiptari, a ka njohur shqiptar në dejet e të cilit nuk rrjedh gjak turku! Sido që të jetë, Sali Berisha tash e ka rastin që ta kuptoj se paska shqiptar tradhtar, në damarët e të cilit nuk rrjedhka gjak shqiptari. Janë katër grupe gjaku, asnjëri prej tyre nuk ka përkatësi kombëtare, po nejse. Sali Berisha kurdëve të Turqisë që janë myslimanë, asnjëherë nuk u habit tu thotë vëllezër. Ku me ditë pse! Pse vëllezërit Thaçi e Erdogani, e ç’vëllazëruan tani vetëm Sali Berishën? Nuk është humane. Sali Berisha për çdo gjë e ka nderuar dhe e ka ftuar kryeministrin e turqve, e ka ftuar ish vëllain e tij Erdoganin të parin dhe kryesorin që më 2009 ta përurojë autostradën Rrëshen-Kalimash! Ka therr qengja vend e pa vend. Ska lënë gjë pa bërë për dashurinë turke. Edhe vajzën e ka martuar në xhami. Por, si duket dashuria turke lind, e nuk fitohet. Perandoria osmane e ka mbajtur shqiptarinë të pushtuar për pesë shekuj, por pastaj një shqiptar e ka pavarësuar Turqinë. Kemajl Ataturku-“baba i turqve”, krijuesi i Republikës Turke (1923). Babai i “babës së turqve” ka qenë shqiptar (Ali Rizaja). Luftën për Pavarësinë e Turqisë e fitoi presidenti i parë i saj, i biri i një shqiptari. Prandaj, turqit u thonë shqiptarëve vëllezër, si mirënjohje për pavarësinë e shtetit të tyre, që është më i ri se shteti ynë shqiptar. Ndërsa shqiptarët i imitojnë turqit dhe ua kthejnë vëllazërinë me vëllazëri. Pse shqiptarët nuk u thonë vëllezër indianëve që janë myslimanë, ose boshnnjakëve për shembull? Sot në përurimin e terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Rexhep Erdogani, e jo Edi Rama ka vënë kravatë të gjelbër e me syze “police”. Edi Rama e ka shfrytëzuar në maksimum të gjelbrën myslimane për Kurban Bajram. E Hashim Thaçi si zakonisht është paraqitur me kravatë ngjyre të butë- pembe. Sot Edi Rama u paraqit me një kravatë jargavan, një ngjyrë e fuqishme që shihej nga helikopteri i tij. Iu vardis Erdoganit, shumë më shumë se Sali Berisha. i tha vëlla, i tha mik, i tha përkrahës i pavarësisë së Kosovës, s’la fjalë të mrië që nuk ia tha! E pse të gjithë liderët shqiptarë i vardisen Erdoganit! Çfarë i bën ata të çmendet pas tij! Çfarë po ndodh me ta? Por, Edi Rama nuk është bash-bash vëllai i Erdoganit,është në proces për t’u bërë. Ateistët zakonisht janë transformuar sipas nevojave politike në myslimanë, dhe pas rënies së komunizmit i kanë zënë vendet e para në xhami, prandaj as Edi Rama sot nuk guxon të thotë se nuk është mysliman si vëllezërit e tij. Vetëm Berat Alvayren, kryeshefin ekzekutiv të kompanisë turke “Çalik Holding që koncesionoi këtë asset, Erdogani nuk e ka vëlla, po e ka dhëndërr. Vëllezërit myslimanë, në fund të ditës do të mblidhen në qytetin e vëllezërve Frashëri, në Prizren. P.S. Ndërkohë, ende të tronditur që një mashkull shqiptar e keqpërdori ferexhen e zezë, e shfrytëzoin si mjet të krimit, për të vjedhur 79 ora “Rolex” në Bahrein, Fuad Ramiqi po kërkon lejimin e shamive nëpër shkolla. Presidentja kategorikisht tha se nuk do të lejohet bartja e shamive nëpër shkolla. Kurse unë po kërkoj që blerja e ferexheve të rregullohet me Ligj, që ferexhet të shiten me letërnjohtim dhe me kod, në mënyrë që në të ardhmen meshkujt hajna të mos mund të fshehen në to, kur duan të dhunojnë apo të vjedhin. Fuad Ramiqi po kujton që Hashim Thaçi dhe Edi Rama i frikësohen Rexhep Erdoganit nëse Fuadi e bind Erdoganin që t’i kap prej veshi ata! Gabim. Erdogani, në një krizë personale, pas 90-të vjetësh, e ktheu shaminë nëpër institucionet e Turqisë, që do të thotë e “tejkaloi” “babain e tij”, “babain e turqve”, të birin e shqiptarit Ali Rizajt, Ataturkun.
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 10:52:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015