Të kam harruar? Ti je pjesë e ekzistencës time, e vetes time. - TopicsExpress



          

Të kam harruar? Ti je pjesë e ekzistencës time, e vetes time. Ke qenë çdo fjalë që kam lexuar, që kur për herë të parë kam ardhur këtu. Ti ishe kudo; bëje pjesë tek bukuritë që natyra më ofronte: ishe tek lumi, tek velat e anijeve, tek retë, tek drita, tek errësira, tek era, tek pyjet, tek deti, tek rrugët. Ke qenë mishërimi i çdo fantazie të ëmbël të përkundur nga mendja ime. Gurët me të cilët janë ngritur ndërtesat më të qëndrueshme të Londrës, nuk janë më reale e më pak të pashkatërrueshme se duart e tua, të asaj që nuk janë e do të jenë prezenca dhe influenca jote tek unë, këtu e kudo, tani e gjithmonë. Deri në orën e fundit të jetës time nuk mundet perveçse të mbetesh pjesë e shpirtit tim. _Charles Dickens.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 22:17:00 +0000

© 2015