Të mësojmë më shumë rreth kësaj sure… Surja Kehf është - TopicsExpress



          

Të mësojmë më shumë rreth kësaj sure… Surja Kehf është sure Mekase dhe është njëra nga pesë suret që fillojnë me Elhamdulilah - falënderimi i takon Allahut, e ato janë: Fatiha, En’am, Kehf, Sebe dhe Fatir. Në këtë sure janë përmendur katër tregime Kur’anore e ato janë: a) Tregimi për banorët e shpellës; b) Tregimi për pronarin e të dy kopshteve; c) Tregimi për Musaun dhe Hidrin alejhima selam; dhe d) Tregimi për Dhulkarnejnin. Kjo sure ka mirësi të cilat na ka treguar Muhamedi, alejhi selam në një hadith ku thotë: a) “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu, Sahihul Xhami’ ) b) “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”. (Transmeton Hakimi dhe Bejhekiu, Sahihul Xhami’ ) Katër tregimet e sures Kehf i lidhë një bosht kryesorë e ato janë katër sprovat në këtë botë: a) Sprova në fe (tregimi i banorëve të shpellës). b) Sprova në pasuri (tregimi i pronarit të dy kopshteve). c) Sprova në dituri (tregimi i Musës dhe Hidrit ). d) Sprova në pushtet (tregimi i Dhulkarnejnit). Këto sprova janë të rënda mbi njerëzit dhe lëvizësi kryesorë i tyre është djalli i cili i zbukuron këto sprova youtu.be/JP0w9_XYyPs
Posted on: Fri, 14 Jun 2013 08:08:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015