Të nderuar Studentë, Kolegji Universitar ISPE me dt. 07.10.2013 - TopicsExpress



          

Të nderuar Studentë, Kolegji Universitar ISPE me dt. 07.10.2013 ( e Hëne) duke filluar nga ora 10:30, në mënyrë solemne bën hapjen e vitit akademik 2013/14, me këtë rast shënimin e hapjes së vitit akademik 2013/2014 e bën Shkëlqesia e tij Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Dr Peter Blomeyer. Fillimi i viteve akademike me ligjëratë nga Ambasadorët Gjermanë në Kosovë tanimë janë shëndruar në traditë në Kolegjin Universitar ISPE dhe kjo ndodhë si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeqar në shumë fusha midis Kolegjit Universitar ISPE dhe Universiteteve Gjermane. Edhe këtë vit akademik, Ambasadori Dr. Peter Blomeyer do të na nderojë me pjesëmarrjen e tij të gjithë stafin akademik të Kolegjit Universitar ISPE dhe Studentët tanë. Gjatë orëve të ardhshme ju do merrni edhe orarin e ligjëratave për secilin Fakultet, i cili orar tanimë është para finalizimit. Kolegji Universitar ISPE iu uron të gjithë Studentëve e veçanërisht atyre që këtë vit fillojnë vitin e parë akademik, Suksese në studimet e tuaja! Me respekt Kolegji ISPE
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 16:06:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015