Të nderuar miq të FB, dëshiroj ta ndaj me ju një lajm, për - TopicsExpress



          

Të nderuar miq të FB, dëshiroj ta ndaj me ju një lajm, për mua shumë të rëndësishëm dhe domethënës. Akademia Sllovenia poetike më ka shpallur laureat të çmimit Pretnar për vitin 2013, çmimit më të lartë slloven për përkthim të letërsisë sllovene, me të cilin shkon edhe titulli i nderit Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene në botë. Çmimi do të ndahet të premtën, më 14. 06. 2013 në Lirikonfest Velenje (Ekstrakt nga argumentimi i çmimit) ÇMIMI NDËRKOMBËTAR PRETNAR 2013 Çmimi ndërkombëtar Pretnar, ambasadorëve të letërsisë dhe gjuhës sllovene, që ndahet nga viti 2004, në Takimin ndërkombëtar letrar të Herbersteinit, gjegjësisht nga viti 2008 në Lirikonfestin ndërkombëtar (Festivali pranveror i arteve lirike), është falënderimi më i lartë kulturor slloven (për kontributin shumëvjeçar të vazhdueshëm apo për kontributin e rëndësishëm të njëhershëm në lidhjet ndërkombëtare letrare, gjegjësisht për njohjen e letërsisë dhe gjuhës sllovene jashtë shtetit) atyre individëve (përjashtimisht edhe dy vetëve apo grupeve) meritorë, në mënyrë të barabartë për shtetasit sllovenë dhe të huaj, që angazhohen botërisht , në frymën e dr. Tone Pretnar-it (1945–1992) për njohjen me letërsinë, gjuhën dhe letrarët sllovenë. Është ky falënderim ndërkombëtar për ata ndërmjetësues kulturorë, që, jashtë Republikës së Sllovenisë, ndër kombet tjera nëpër botë, e përhapin vetëdijen dhe njohurinë e gjallë mbi letërsinë dhe gjuhën sllovene, gjegjësisht që vendosin një dialog të qëndrueshëm ndërkombëtar kulturor, një interesim dhe lidhshmëri (në mes tjerash me njoftimet dhe përkthimin e literaturës së re artistike sllovene, me nxitje dhe me organizimin e mësimit të gjuhës sllovene, si dhe me përkthimin e letërsisë sllovene, me prezantimin e letrarëve bashkëkohorë sllovenë në kombet tjera etj.) Kriteret e zgjedhjes vlerësojnë të gjitha fushat dhe llojet e veprimtarisë letrare dhe krijimtarisë, me të cilat vërtetohet lidhshmëria e rëndësishme ndërkombëtare si dhe prezantimi i literaturës dhe gjuhës sllovene. Titulli i Ambasadorit ndahet në takimin XII ndërkombëtar letrar – Lirikonfest 2013 në Velenje. Që nga viti 2012 në bashkëpunim të zgjeruar me Forumin e kulturave sllave, të gjithë laureatët e Çmimit Pretnar janë edhe Ambasadorë të kulturave sllave. Çmimin Pretnar, gjegjësisht titullin e nderit Ambasador i letërsisë dhe gjuhës sllovene e kanë fituar deri më tani: 1. Ludwig Hartinger (Austri), 2. František Benhart (Çeki), 3. Gančo Savov (Bullgari), 4. Božena dhe Emil Tokarz (Poloni), 5. Kari Klemelä (Finlandë), 6. Matjaž Kmecl (Slloveni) dhe Andrej Rozman (Slloveni), 7. Nadežda Starikova (Rusi), 8. Peter Scherber (Gjermani, Austri), 9. Evgen Bavčar (Slloveni-Francë) dhe Orsolya Gállos (Hungari). Për më tepër: lirikonfest.si/UserFiles/File/02%20LF%20MPN%20ASK-SK%202013%20Nikolleju%20Berishaju.pdf
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 13:00:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015