Të paktën kështu pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe - TopicsExpress



          

Të paktën kështu pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria kundër krimit të organizuar për 26 vjecarin, që prej pesë vjetësh ndodhet në hetim Por sipas hetuesve, përgjatë kater vitesh, nga 2009 deri në 2013, ai ka mundur të jetë pjesë e një tjetër grupi kriminal prej të paktën shtatë personash. “Ne kemi mbledhur prova që e implikojnë atë në trafik kriminal”, ka deklaruar Anton Martini, prokuror i Krimeve të Rënda. Të prangosurit janë D.K I.B, Sh.V, E.T, V.B, Jorid Xhunga dhe Eglantina Lula. Secili prej tyre njihet edhe me nofka si Tani, Ceti, Ridi, Lalushi,lazi etj. Sipas prokurorise, aktiviteti kriminal i grupit është i shtrirë në disa shtete si Kosovë, Kroaci, Bosnje e Itali. Por shumë detaje të operacionit të koduar “Liqeni” mbeten të pazabardhura nga paneli i hetuesve. “Ne kaq vlerësojmë të japim sepse të dhënat e mëtejshme do të ndikonin tek hetimet”, ka deklaruar prokurori Kosta Beluri.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 11:32:35 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015