Të shkruash për leximin, pastaj të lexosh për ëmbëlsinë e - TopicsExpress



          

Të shkruash për leximin, pastaj të lexosh për ëmbëlsinë e leximit, vërtetë kjo të dhuron kënaqësi Të kënaqesh së fjeturi, pastaj së bëri biseda të llojllojta me shok nëpër kafene e nëpër shtëpi, së shikuari futboll dhe mandej së komentuari futboll, së lozuri “playstation” si dhe përskaj gjithë këtij angazhimi të ngjeshur, të gjesh kohë sërish për të lexuar gjatë e thellë, mua më duket e pamundur, në mos e pamundur, sigurisht e pabesueshme! Ashtu si lulja në mungesë të dritës që vyshket ngadalë, ngjashëm edhe truri topitet hap pas hapi në mungesë të leximit, ndërsa ashtu sikurse lules që i nevojitet uji për t’u rritur e për të erëzuar përreth, kësilloj edhe leximit i duhet kohë e përqendrim për t’u bërë kështu shprehi e përditshmërisë sonë. Ashtu si liria që nuk blihet e që nuk shitet, porse ajo fitohet, rrënjët e së cilës fatkeqësisht janë të ujitura me gjak, njëlloj është edhe me leximin, atë nuk mund ta blesh siç rëndom mund ta blesh një libër në librari, as nuk mund ta shitësh, siç rëndom mund t’i shitësh specat në pazar, porse ai fitohet duke ndarë kohë për lexim dhe duke lën mangur ndonjë gjë në saje të leximit! Iljasa SALIHU
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 06:48:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015