U SHPALL PAVARËSIA! - A more vesh mixha Sylë se u shpall - TopicsExpress



          

U SHPALL PAVARËSIA! - A more vesh mixha Sylë se u shpall Pavarësia, pra Kosova u bë shtet i pavarur! - Kur u bë kjo punë, lum çuni, që s’e paskam marrë vesh unë?! - Si nuk e ke marrë vesh, ka disa vite e ca, axha Sylë?! - Po habitem pra, gjithë këta ushtarë e policë të huaj tek ne, gjithë këto tanke e automobila, gjithë këta zyrtarë e gjyqtarë të huaj, gjithë kjo prezencë e huaj në një shtet të pavarur, po më duket diçka e pahijshme, sikur nuk po ma ha mendja, or çuni i axhës! Pa ikur të gjithë ushtarët, gjyqtarët dhe policët e huaj nga këtu (kushdo qofshin ata), qe besa nuk ma mbushe mendjen se jemi shtet i pavarur!... - Po sikur të ikin këta të huajt, na sulmon prapë Serbia, or mixha Sylë! - ia ktheu çuni. - Ehë, nëse kjo është Pavarësia, pra vetëm sa të na rrinë në konak jabanxhia, atëherë më mirë të na marrë Shqipëria!
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 17:38:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015