U shit e gjitha që u takonte kosovarëve. Ndërkohë u tha se - TopicsExpress



          

U shit e gjitha që u takonte kosovarëve. Ndërkohë u tha se KEK-u paska qenë korporatë e korrupsionit, ku vendor e të huaj, i paskan mbushur xhepat. Me çka doli se, së bashku me faturat për rrymën e harxhuar elektrike, nëpërmjet kësaj korporate, kosovarët ua paskan paguar “haraçin” e lirisë çlirimtarëve vendas e të huaj. Dhe kur e sheh sesa të pangishëm janë këta çlirimtarë, kur e sheh se nga dita në ditë vetëm e rrisin çmimin e lirisë, e që duhet ta paguajnë kosovarët, kur e sheh me çfarë lehtësie ata privatizojnë e shesin pronën e përbashkët, nuk mund t’i ikësh përshtypjes irracionale se po të kishte të interesuar dhe blerës seriozë, pushtetarët e atjeshëm do i privatizonin edhe përmendoret e dëshmorëve të rënë gjatë luftës së 1999-s. Apo se do e nxirrnin në shitje edhe lirinë që ia sollën Kosovës, po të mos ishte bashkëpronar i saj edhe NATO-ja.Mos i votoni hajnat.
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 09:25:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015