► U zhvillua në Tiranë konferenca për 15-vjetorin e - TopicsExpress



          

► U zhvillua në Tiranë konferenca për 15-vjetorin e Kushtetutës së Shqipërisë, ku ndodheshin të pranishëm Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi, kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, gjyqtarë, juristë dhe shumë ekspertë të fushës. Në 15-vjetorin e themelimit të Kushtetutës, presidenti i vendit, Kryeministri dhe kreu i Parlamentit ndan të njëjtin mendim për gjithëpërfshirje, maturi dhe transparencë. Kryeministri Edi Rama theksoi se në çdo rast, çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon domosdoshmërisht që gjithëpërfshirja të jetë koncepti bazë dhe më fillestar i saj. “Nuk mundet kurrësesi që një proces i tillë të jetë një proces i tillë, të jetë një proces partiak dhe i njëanshëm. Padyshim edhe në qoftë një proces politikisht i gjithanshëm, kjo është e pamjaftueshme kur flasim për Kushtetutën e një vendi, në jetën e një vendi ku partitë politike përfaqësojnë shumëçka, por kurrsesi nuk përfaqësojnë gjithçka”.
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 07:44:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015