Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua - TopicsExpress



          

Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua në çdo mënyrë që dëshironi, por ju duhet të më nderoni Mua në Kishat e Mia Kristjane E Martë, 4 Qershor 2013 Bija Ime e dashur, shumë do t’i ngjiten me entuziasëm kësaj Udhe të vështirë të së Vërtetës, ashtu si ishte gjatë udhës për në Malin Kalvari. Ky është një udhëtim sfidues, i rënduar me shumë pengesa. Për shumë njerëz, ata do ta kenë të dhimbshme këtë ngjitje, ndërsa shumë gjëra do të kuptohen, përfshi edhe faktin se ju do të përçmoheni që më ndiqni Mua. Të tjerët do të përpiqen t’ju ndalojnë dhe do të përdorin çdo argument për t’ju tërhequr, që të largoheni nga Unë. Të tjerët do të bërtasin gjëra të tmerrshme dhe do t’ju akuzojnë, jo si një ushtar i Krishtit, por si një vegël e Satanit. Pastaj, për ata priftërinj dhe shërbëtorë mes jush, ju do të urdhëroheni të më lini Mua në këtë ngjitje finale në majë. Kjo ngjitje është simbolike për Udhën e Kryqit. Të gjithë ata që në ndjekin Mua, për të ndihmuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia t’i ri-zbulohet sot botës – ku njerëzit mbulojnë sytë dhe nuk mund të dallojnë mes faktit dhe trillimit – do të pësojnë një lloj të ndryshëm brutaliteti. Ata, ndjekësit e Mi të dashur, do të torturohen me akuzime se i përkasin një kulti. Kjo fyerje e veçantë sygjeron se ata janë të gënjyer dhe nuk janë mirë nga mëndja. Ju duhet ta kuptoni se ky lloj akuzimi është bërë për të krijuar dyshime në mëndjen tuaj. Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua në çdo mënyrë që dëshironi. Por ju duhet të më nderoni Mua në Kishat e Mia Kristjane, ngado, sepse Unë nuk kam shtëpi të tjera në Tokë. Kultet përdorin shtëpi të tjera jashtë Kishës Sime. Kur t’ju kërkohet të largoheni nga Kisha Ime, nuk do të jetë më ndryshe nga koha kur apostujve të Mi, gjatë Kohës Sime në Tokë, ju kërkua të bënin të njëjtën gjë. Shpërfillini ngacmimet, talljet dhe ata që përdorin Mësimet e Mia dhe ata që i shtrëmbërojnë ato, me qëllim që të kritikojnë Mesazhet e Mia e dhëna juve sot. Ecni drejt dhe marshoni përpara me besim, sepse kjo betejë do të mposhti të ligun dhe gënjeshtrat, e mbjella nga mashtruesi, që hedhin një errësirë të tmerrshme mbi njerëzit e pafajshëm, të cilët nuk mund të shikojnë atë që po ndodh. Ata që do ta shikojnë se nuk e kanë forcën apo trimërinë të vazhdojnë, ju lutem të mos kenë frikë, sepse Unë do t’ju jap Dhuratat e veçanta, nëse thoni këtë Fushatë Lutje (108) Ngjitja e Kodrës së Kalvarit. Jezus, më ndihmo të gjej kurajon, trimërinë dhe guximin, për tu ngritur dhe të numërohem që të mund të bashkohem me Ushtrinë Tënde të Mbetur dhe të ngjitemi tek e njëjta Kodër e Kalvarit, që Ti duhej ta duroje për Mëkatet e mia. Më jep forcën për të mbajtur Kryqin Tënd dhe barrën Tënde, që të mund të ndihmoj Ty të shpëtosh shpirtrat. Largoje dobësinë time. Zhduke frikën time. Shtypi të gjitha dyshimet e mia. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës. Më ndihmo mua dhe të gjithë ata që i përgjigjen Thirrjes për të mbajtur Kryqin Tënd, për të ndjekur Ty me një zemër të thellë dhe të përulët dhe sipas shëmbullit tim, të tjerët të marrin kurajo dhe të bëjnë të njëjtën gjë. Amin. Jezusi juaj i dashur
Posted on: Sat, 15 Jun 2013 14:02:54 +0000

Trending Topics




© 2015