Uji i Zemzemit shërben për çka të pihet”. ( ) ...është i - TopicsExpress



          

Uji i Zemzemit shërben për çka të pihet”. ( ) ...është i vërtet. Ka thënë Muxhahidi: Nëse e pinë ujin e zemzemit që të shërohesh, të shëron All-llahu, nëse e pinë që të ngopesh, të ngop All-llahu me të, nëse e pinë që ta largosh etjen, ta largon All-llahu atë. Ka thënë Sheukani: Në këtë hadith ka dëshmi se uji i zemzemit bën dobi për çdo gjë për hirë të së cilës e pinë njeriu atë, pa marrë parasysh se a bëhet fjale për gjëra të dunjasë apo ahiretit. Mu për këtë një grup dijetarësh e kanë pirë për gjëra që do t’i përmendim: Ibni Mubareku e pinte që të mos etej në Ditën e Kijametit. Hakimi e pinte që të shkruante (përpilonte libra) mirë. Ibni Huzejme e pinte që të peritonet dituri të dobishme. Ibni Ujejne ua rrëfente nga 100 hadithe atyre që pinin ujë zemzemi. Ibni Haxheri e pinte që ta arrinte pozitën e Dhehebiut në nxënien përmendesh të haditheve. Sujuti e pinte që të arrinte gradën e Siraxh el Belkinit në fikh dhe Ibni Haxherit në hadith. Shafiu e pinte që të gjuante më mirë. Në çdo dhjetë shigjeta nëntë i kishte të sakta. Selefi e kishin bërë traditë që kur merrnin ndonjë udhëtim dhe largoheshin prej shtëpisë shkonin te Zemzemi dhe pinin ujë prej tij. Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 15:24:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015