Ullinj të sapopjekur. Ullishta e vjeter ishte si nën nje saç - TopicsExpress



          

Ullinj të sapopjekur. Ullishta e vjeter ishte si nën nje saç gjigant.Vapa e madhe kishte ftuar tërë gjinkallat e botës dhe ato këndonin kush e kush më mirë e më fort se tjetra,duke bërë një zhurmë monotone dhe mjaft ndjellëse për një gjumë të thellë. Lekua, bashkë me dy djemtë e tijë ishin futur nën hijen e një ftoi të madh që ishte nën një lofatë shtrëmbanuke e degëgjatë ,ngjitur pas një fiku stambolli dhe vaponin rrëzë burimit të Biftës me mendjen nga ullinjtë të sapo shenjur,që në këtë vakt ishin pre e hajdutëve të ullinjve.Njër rracë e re kjo që nuk përmbahej por i sulej ullinjve që kur ata ishin fare të vegjël e deri në pjekjen e tyre të plotë,duke mos pyetur fare as nga armët e të zotëve por edhe as nga ajo që mund edhe ti kafshonte ndonjë nepërkë pikaloshe që është shumë e rrezikshme,aq sa edhe kobra.Po të pickoi nepërka e dhisë qysh quhet tjetër lloj ky gjarpër i hidhur, qaje jetën.Dhe hajdutët e dinin mirë se kjo nepërkë bëhej shumë e rrezikshme në këtë thatësirë pa ujë. Po qysh i thonë fjalës,ata domethënë hajdutët i kishin dalë për zot kësaj pune.Na hëngri na hëngri na vranë na vranë,ne këtë zanat kemi. Leku dhe bijtë,kishin shtruar ca qilima të vjetër dalëboje poshtë vehtes dhe mbanin tek këmbët ca “armë të ftohta”,si kosore,lopata e kazma… Ndërsa tutje tek fiku çardhaks ishin lidhur qentë.Qenë po çfar mostrash, si i thonë fjalës bisha,qenë stani, që vetëm pre donin dhe mjaftonte një fërshëllimë dhe të përlanin me gjithë lecka. Dy djemtë luanin në laptopet e celularët e tyre. I ati i tyre fliste me gjysëm zëri ca fraza që atyre u bëri përshtypje. -ja këtu është kalaja e Biftës,aty është varri i çifutit….më tutje janë dy xhamitë e rënuara të arkitekt …. Kasëmit nga Danusha. -o ba ç’far thua –e pyti më i vogli prej tyre,Enea. -zëra dëgjoj…sikur jam në ato vite. -çfar zërash babi. -sikur janë mbledhur mbrojtësit e kalasë,çifuti që donte të vdiste këtu …dervishi i Hatixhesë,hoxhë Mensuri që shëroi Difen nga veremi vetëm me pështymë,dhe at Gjergjin që bredh natën si fantazmë për të fshehur kodikun. -e,…. -nuk janë zërat e tyre por zhurma e gjinkallave. -ato janë përcjellëset.Unë preferoj të besoj se ata janë këtu rreth nesh. -sa mirë që fantazon ba. -e ka nga vapa. -vapa është ekstremi i avullimit,që do të thotë se në trurin tonë ndodh një fenomen që i afrohet asaj të pabesueshmes.Prek mistiken,në çastin kur ekstremisht temperaturat mbretërojnë. -që do të thotë??? -në temperaturat ekstreme njeriu,truri e shpirti i tijë takohet me mbiqielloren. Ata qeshën nën zë me këto çudira të “plakut” siç kishin filluar ti thërrisnin të jatit në momentet kur ai rrëmonte në trurin e tijë nga këto xhevahire. Por që ti japim hakun,Alekua,jo vetëm që nuk ishte plak por ai ishte si një shkëmb.Rondokop e me ata muskujt e tijë të mëdhenj e të pamposhur nga vitet,kur i hipnin ato të tijat vinte para një ushtri.Po gjene e keqja shoqërohet përherë me të mirën.Alekua rrallë nxehej.Ose nuk mbahej mend qëkur ishte nxehur. Nuk zgjati shumë e ai nxorri një nga ato xhevahiret e tijë ,që ata ngelën pa frymë. -ky lloj avullimi e gjëndje mistike,më bën të mendoj se a mund të kisha bërë zgjedhje tjetër në jetë.Për shembull a mund ta kisha lënë gruan time,domethënë mamanë tuaj kjo është një pyetje që më intrgon sot?A mund të kapja një dashnore si gjithë dynjaja e të mos qëndroja me të vetmen femër deri në fund të jetës ë? -hej babi.Këto janë filma të ndaluar.Vëri shenjën e kuqe. -më lerë të mbaroj.Them që zgjedhja ime është rezultat i karakterit tim e jo i paatfësisë për të bërë si ca e ca.E mbi të gjitha këtë nuk e kam bërë unë.Kjo zgjedhje është bërë diku lart,anash në brendësi tonën nga ndonjë forcë absolute. Morri frymë thellë sikur do të ndeshej me dikë e vazhdoi sikur do të thoshte fjalën më të tmerrshme në botë: -pra ne drejtohemi nga absolutja.Dhe këtë e kupton vetëm në çaste kur kemi temperature ekstreme.Ndaj edhe thonë shkalloi në vapët i shkreti.Një nga fenomentet më të pasjpegueshme është dashuria e çmendur.Po të zuri ajo ekstremisht ti mund të bësh të pabëra,të pabesueshme. -ou.Pse edhe nga këto të shkojnë nëpër mend ty plako?! -si nuk më shkojnë.Historitë më të bukura që kanë ndodhur,e që janë shkruar ndonjëherë janë që të gjitha me dashuri çasti,vetëtimë,me tradhëti të bujshme.Bum.Lotë,psherëtima.Tragjedi e mjerim shpirtëror më pas.Por ama më shkojnë nëpër mend këto që thashë, jo se kam gabuar që jam ky që jam i ngulur fort në ca tokëra shtufë,me dy djem që i dua si sytë e ballit e me një grua që sado që është kararsëskë e dua si vehten,por se më ngas kjo ditë me këtë vapë super natyrore… -dhjetë babi.Hartimi yt do të vendoset në stendën e katit të parë.Bravo. -e di që këtej u hyn e këtej u del se çfar them unë.Se tek ju tani veprojnë ca hormone shumë agresive që u bëjnë shenja që të shkoni në një drejtim qorr,e që çdo llaf që thuhet rreth e qark është shurdhëri e plotë.Luftë brezash mo.Ju jeni më të mirë se ne.Ne nuk e kemi bërë mirë,e ju keni për ta bërë më mirë.Kjo është formula lëvizëse e jetës… Unë thjesht filozofova.Kështu është brezi ynë.Lexojmë shumë ,ëndërrojmë shumë dhe veprojmë pak.E ju mesa shoh unë këto ju duken broçkulla. -sa seriozisht që i merr gjërat ti babush. Gjinkallat e ngritën edhe më zërin. -luajmë xing-foli Alekua –që të mos na zerë gjumi. E,eeee bënë çunat me përtesë.Ti vetëm xing ti të luash. -lëre fare.Me kë flas edhe unë.Ky brez are babam e ka mendjen tek laptopet e taptopet…-tha këtë lojë fjalësh dhe qeshi nën buzë i kënaqur që i kishte çunat pas vehtes pamvarsisht se ai nuk e kishte qejf fare këtë punën e celularëve e laptopeve që kishin prishur natyrshmërinë dhe intimitetin.Varja ia bëri me dorë aq sa të bijtë kujtuan se pati një moment shkallimi.Po e panë se në fytyrën e tijë ndrinte një kënaqsi baballëku. Pas pak Alekua kapi një libër dhe u shtri duke bërë ohozë.Të bijtë e dinin se i ati lexonte shumë dhe kishte një kujtesë fenomenale.Por kishte raste si ky që ai e merrte librin për ta zënë gjumi.Panë njëri tjetrin dhe nënqeshën tinëzisht. Por nuk ishte e thënë që Alekon ta zinte gjumi dhe çunat të luanin në elektroniket e tyre. Një zhurmë e pazakontë çau ajrin e nxehtë e të thatë si një klithmë. Alekua u ngrit galiç dhe vuri dorën në buzë duke bërë lehtë shëëëëëëëët. -hajdutët kanë filluar misionin-u nxeh i madhi prej djemëve. Kishte të drejtë kjo ishte koha më e përshtatshme që hajdutët vinin,për të grabitur ullinjtë.Ndaj ata,babë e bij kishin lenë rehatin e shtëpisë dhe ishin shtruar aty mes atyre hijeve, që me zor ndalonin diellin të hynte mes degëve e që e bënte këtë vapë pothuaj të padurueshme. Nganjëherë Alekua nervozohej me këtë palo punë. Që ta dhj…mu në të.Vetëm punë nuk është kjo pocaqi, thoshte kur nuk i vinte puna mirë.Por nuk kishte se çfar të bënte. Njeriu sa jeton thoshte është në provë.Nuk humbim gjë po ta bëjmë këtë punë.Pastaj se mos kemi aftësi tjetër,përveç forcës së krahëve tanë. Ai kishte pranuar të bënte bastvanin ose rojen sepse e mbanin për burrë të ndershëm por edhe të fortë.E kishte kokën si shkemb.Dikur në rininë e tijë kishte qenë kampion në boks.Po të të futej Lekua me grushta, të bënte për spital.Po kishte edhe djemtë si vehten.Po ca më të mëdhenj në trup e në kokë, e sypatrembur. Shyqyr që nuk kishin qëlluar sherrxhinj thuaj. Por ua kishin frikën ama. Mbase kaq nuk mjafton për të frenuar hajdutët e varfërinë po ja që Lekua e kish bërë mendjen qyp se ishte goxha punë. Dhe nuk delte keq me këtë zanat.ushqehej e ca më shumë,mbante fëmijët nëpër shkolla. E pra kështu ishte ajo ditë.E nxehtë dhe e padurueshme. Pikërisht në këtë ditë filloi ajo historia që dëgjuam më vonë. Mes korit të pashpirt të gjinkallave,kjo mesele nisi me atë zhurmën që më pas u ravijëzua si një uturimë makine, që sa vinte e afrohej tek vendi ku rrinin të tre burrat. Kësaj rradhe ata lëvizën nga vendi sa dëgjuan zhurmën e makinës. Shëshsh bënë edhe njëherë dhe vunë veshin duke rrëmbyer kosoret. Pak më pas ata dëgjuan ca të qeshura të shfrenuara dhe më vonë ca shkurre që shkeleshin pa kujdes. -dilni shihni- u tha Alekua,të bijve. Ata u ngritën vrik sa u kapi koka nëpr degët e ftoit.Ishin që të dy zdapa ndaj ecën kërrusur. Kapën të tensionuar kosoret si shpata ndër duar .U ngjitën në bregoren e butë të Biftës dhe morrën njëri nga e majta e tjetri nga e djathta pa u ndjerë. Alekua nuk lëvizi fare nga vendi. Ndonjë turist mendoi me vehte.Ose ndonjë qejfli femrash me të dashurën që e kish sjellë në mes të vapës për të bërë dashuri nënë hije dhe i pa trazuar nga ndjeksit e çifteve. Por e bërtitura nervoze e të birit Eneas e bëri të çohej vrulltas e të shihte ç’po ndodhte. -qëndroni aty e mos bëni hap lart.Hej trap dëgjon ti apo jo.Mos iu afro ullinjve se të merr dreqi. Pastaj heshtje. -jemi në ullishten tonë çuna-dëgjoi një zë pak të vrazhdë por disi të njohur Alekua. -ore dëgjon çfar të thonë ti apo, të ka ikur vetëdija. -qysh ta marr këtë unë.Si kërcënim?!Apo si ledhatim. -merre qysh të duash. Pastaj heshtje. -mos u nxitoni çuna.Janë ullinjtë e mi.Unë u thashë të vinin bashkë me mua.-u dëgjua një zë brenda makinës.Ishte një makinë impresionuese ,me xhama të zesë dhe jashtë serie.Diku atje më poshtë ata vunë re se dera e atij benzi ishte hapur por ai që foli nuk doli prej sajë. Alekua bëri më lart që të shihte mirë se çfar ishte tërë kjo grindje kot së koti. Dy djemtë e tijë ishin përballë dy burrave që ai i njohu menjëherë.Ishte Bakja me Raqin.Dy hajdutë të rregjur ullinjsh. -hej –u bëri ashpër. -Leko-u mundua të tallej Raqi-mi hiq këta dy plepat se më kanë zënë diellin. -Raqi,të ka marrë malli të hash ndonjë dru apo si e ke hallin.Hajde qërrohu që aty. Sa dëgjuan që zëri i të zotëve u ngrit shumë lart ia behën dy qentë e stanit,të lartë sa një viç e që peshonin nga një kuintal sejcili, që tmerronin një ushtri e jo më ata dy hajdutë që peshonin a s’peshonin të dy së bashku sa një karçin,ata klithën më shumë se sa lehën.Që donte të thoshte “jemi këtu ne dëgjuat!”
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 22:14:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015