VITE DHE PËRVOJA Iliri, djali im i madh qe në klasën e - TopicsExpress



          

VITE DHE PËRVOJA Iliri, djali im i madh qe në klasën e shtatë. Me mbarëvajtjen e tij në shkollë merrej E ëma, mësuese. Një ditë Gjela ulet përballë meje, më sheh drejt në sy dhe shton: -Iliri po shkon keq në shkollë. Ka rënë poshtë tetës por, po ta vlerësoja unë është tek pesa. I kam konsumuar të gjitha metodat si mësuese e si nënë, edhe ato të Makarenkos. Sa nuk na ka dalë ende duarsh, provoje njëherë, merru me të, si baba. S’e kisha aspak të vështirë të merresha më Ilirin, qe një djalë i mbarë por kryeneç, kurrë nuk e bënte qaramanin. E kisha parë të rrëzuar, me plagë që i kullonin gjak, me djegje të shkallës së tretë në këmbë, por që qeshte dhe na qetësonte ne, prindërit e vet. E vëreja i heshtur kur e qortonte rreptë e ëma, Gjela, siç dinte ajo ta bënte atë punë. Iliri gjithnjë heshtëte duke shtrënguar trupin dhe, pasi kishin mbaruar “këshillat”, nuk harronte asnjëherë t’i puthte dorën asaj. Kërkonte t’i plotësoje një dëshirë dhe po t’ia kundërshtoje nuk insistonte. Gjej momentin kur Gjela s’ishte e pranishme në shtëpi, i them të lejë mësimet mënjanë dhe të ulet përballë t’më dëgjonte: -Babi, ty unë nuk të kam djalë por edhe shok. Si dalë je dhuratë e Zotit por shokët zgjidhen. Unë prapë do të të zgjidhja për shok. A pranon të bëjmë një marrëveshje bashkë? Me njëfarë ndrojtjeje, mosbesimi por edhe kureshtjeje filloi edhe ai t’më shikonte në sy dhe “ta ngrinte bisedën në nivel shokësh”: -Marrëveshja që do të bëjmë a ka lidhje me mamin? -Jo! Ka lidhje me ty dhe mbarëvajtjen tënde, jo vetëm në shkollë por kur të rritesh. Unë do të tëjap dy mundësi të zgjedhësh dhe kjo, tani, sapo mbaron semestri i parë; ose do të ta ndërpres shkollën dhe të të marr në punë në Parkun e Kamionëve, ose do të vazhdosh shkollën por jo me shtata, vetëm me nënta ose dhjeta! Fytyra i ndriti përnjëherësh. -Do t’më mësosh të ngas makinën, të bëhem shofer?! -Edhe atë do të ta mësoj por pas ndonja pësëmbëdhjetë vitesh. Fillimisht do të fillosh të pastrosh me fshesë e me leckë vendin e punës. Do të punosh tetë orë pa u ulur. Do të mësosh fillimisht të lash dhe të grasatosh makinat. Të lash, të pastrosh dhe të selektosh veglat e zmontuara. Do të punosh ndihmës me të tjerë dhe t’u mbash çelesat e t’u durosh huqet e tyre siç kam bërë unë. Pastaj do të mësosh një specialitet. Por, që të bëhesh specialist i mirë, do të të duhet prapë të mësosh shkollë. Librat nuk kanë për t’u ndarë tërë jetën nëse ke qëllim të bëhesh dikushi… Megjithatë unë mendoj të lëmë një afat ku të mendohesh mirë. Mendohu mirë, ose shkollën me nënta e dhjeta, ose këtë punë që të thashë. Veçse atje, në punë, unë nuk jam babai jot, jam K/Inxhinieri i Parkut! -Sa ditë afat më jep që të të kthej një përgjigje? -Ke dy javë afat. Mendohu mirë, po bën një marrëveshje me babain dhe shokun tënd! -Do të kujtoheni ju, apo do t’ua kujtoj unë ta zhvillojmë më tej marrëveshjen? -Do të pres ta bësh ti këtë veprim. Pas dy javësh gjeti rastin kur Gjela nuk ishte në shtëpi, u ul në divan pranë meje dhe filloi të fliste, sikur biseda vazhdonte e pandërprerë që para dy javësh: -Babi, unë e kam menduar atë që më ke propozuar dhe e kam vendosur; do të vazhdoj shkollën. Do të mësoj fort por, vetëm me një lutje: unë nuk mund t’i mësoj të gjitha lëndët për dhjetë. Mami këmbëngul dhe unë mendoj se ajo nuk ka të drejtë, nuk mund të jetë kurrë një nxënës i shkëlqyer edhe në letërsi edhe në matematikë edhe në vizatim apo edhe në fiskulturë. A mund t’më ndërmjetësoni me Mamin? -Ti do vazhdosh të mësosh për të kapur dhjetën në të gjtha lëndët, pavarsisht se çfarë do të flas unë me mamin! Për dy lëndë jam unë që dhjetën ta kërkoj me këmbëngulje, në Matematikë dhe në Anglisht. Pas katër-pesë vitesh do ta kujtosh dhe do t’më japësh të drejtë. Iliri e dëgjoj fjalën time. Ai iu përmbajt pikëpërpikë “marrëveshjes” së bërë. Në klasën e tetë zuri vendin e tretë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës. E vuri Gjelën në lëvizje t’i siguronte shumë libra Anglisht nëpërmes kolegeve të saj , rrinte deri në orët e vona të natës dukë ndjekur N BC-ë dhe e misionin e John “nofullamadhit” për të thyer veshin e gjuhës. Në provimin e TOEFL-t mori numër maksimal pikësh. M’u lut ta mbaja në fshehtësi të plotë përpjekjen që ai bënte duke plotësuar aplikimet me shumë universitete amerikane. Atë kohë nuk funksiononte posta elektronike dhe Aplikimet i plotesonte me dorë. Ndjehesha mirë kur postjerja, nëna e Martinit dhe e Erionit, shokut të Ilirit e thërriste Ilirin nga larg dhe i dorëzonte përgjigjet dhe inkurajuese të Universiteteve amerikane , me dokumentet shoqëruese për Vizën në Ambasadë. Fati e ndihmoi që vetëm një ditë përpara se Ambasada Amerkane të mbyllej, ai, për tre minuta mori përgjigjen pozitive të Vizës më urimin e nëpunësit: Good Luck! Qe i vetmi moment kur kam parë një gëzim të shprehur dhe, kur po më përqafonte, më tha: -Babi, tani të jap autorizim ta shpallësh, jo pa mburrje, se ia arriteta çosh djalin për shkollim në Amerikë. Të jap fjalën se nuk do të zhgënjehesh nga unë! Tani do të ve në dijeni edhe shokët e mi. Vite më vonë në Shtetin e Michiganit, kur Iliri po celebronte Masterin e parë në Financë natyrshëm e sollëm muhabetin tek biseda jonë e klasës së shtatë. -Jam 25 vjec dhe nuk kam arsye të harroj asgjë., edhe gjëra që ndoshta nuk ka pse të mbahen mend. Jam turpëruar pak kur këtu, në Universitet duke parë notat e mia, të gjitha dhjeta në gjimnaz, amerikanët habiteshin. Nuk kam për ta harruar një shpullë tënden, të parën dhe të vetmen që më ke dhënë në jetën time. Më duket se më djeg edhe tani ja, këtu, në të gjithë faqen e majtë. I kam harruar të gjitha “ këshillat e buta” të Nënës sime të ndritur, Ama, nëse jam ky që më sheh dhe nëse një ditë do të bëhem dikush, kontributet e Nënës janë kryesoret. E pranoj, Gjela ishte një nënë dhe mësuese e jashtëzakonshme. Dedë SHKURTI 07.07.2013
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 14:17:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015