Vad, në Lubjanë gjykon një trashëgimtar arbitrash Hungarezi - TopicsExpress



          

Vad, në Lubjanë gjykon një trashëgimtar arbitrash Hungarezi Istvan Vad do të gjykojë ndeshjen e 6 shtatorit mes Sllovenisë dhe Shqipërisë, i ndihmuar nga dy ndihmësit e tij Istvan Albert dhe Vencel Toth. Vad ka lindur më 30 maj 1979 në Budapest dhe profesioni i tij është menaxher. Është bërë arbitër internacional në vitin 2007, dhe në 2010-ën ka arbitruar për herë të parë edhe në Kupën e Kampioneve. Vad rrjedh nga një familje gjyqtarësh. Gjyshi i tij ka qenë një arbitër me emër në Hungari dhe Europë, po ashtu edhe i ati. Që të tre quhen Istvan Vad (Istvan Vad, Istvan Vad I, Istvan Vad II), dhe natyrisht arbitri që do gjykojë Slloveni- Shqipëri është Istvan Vad II. Por nuk mbaron me kaq: edhe e bija, pra motra e Istvan Vad, Anita, është arbitre dhe gjykon në futbollin hungarez. Istvan Vad është i martuar dhe ka një djalë 3 vjeç, për të cilin shpreson që edhe ai të bëhet një ditë arbitër futbolli. Në kualifikimet e Botërorit 2014, Vad ka gjykuar më parë edhe Serbi-Skoci (2-0), ndërsa gjatë kësaj vere në Kupat e Europës ka gjykuar takimin FC Minsk-Standard Liezh 0-2.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 09:02:24 +0000

Trending Topics



n-left:0px; min-height:30px;"> You never know how much a person may be hurting inside. You never
Montenegro’s Gay Pride Parade Draws About 200 Activists Despite

Recently Viewed Topics




© 2015