Valdes: Me Milan do thyejë rekordin e Khan Ndeshja midis - TopicsExpress



          

Valdes: Me Milan do thyejë rekordin e Khan Ndeshja midis Barcelonës dhe Milanit do të jetë supersfida e javës së katërt të ndeshjeve të grupeve të Champions që zhvillohen këtë të mërkurë. Megjithatë, për portierin Viktor Valdes ky takim do të ketë një rëndësi të veçantë jo vetëm për emrin e kundërshtarit përballë, kampion i shtatëfishtë të Europës në histori. Në sfidën e mbrëmjes, Valdes do të thyejë rekordin e idhullit të tij, portierit Oliver Kahn, për ndeshje të luajtura në Champions League. ”Sot mund të kaloj numrin e ndeshjeve të luajtura në Champions prej idhullit tim, Oliver Kahn. Është një nder i veçantë për mua”, shkroi Valdes në një rrjet shoqëror. Për portierin e Barcelonës, kjo do të jetë sfida e tij e 108 nën himnin e Champions League.
Posted on: Wed, 06 Nov 2013 12:50:13 +0000

Trending Topics



v>
Families of the 11 innocent civilians murdered by the British Army
There is no understanding Gaza out of context — Hamas rockets or
লা লিগা ২০১৪-১৫ তে
BLOW Entertainment- RACz Press Release Is He Really The King Of
Disfruta de la NUEVA sección de ContralonaPR: FACE 2
भनिन्छ बार्ह बर्स मा
On the way to grey I could hardly wait To see you again To

Recently Viewed Topics




© 2015