Variacione: Padurimi i injektuar i ndryshimeve të pritshme: - TopicsExpress



          

Variacione: Padurimi i injektuar i ndryshimeve të pritshme: “SIKUR TË FEJOHESH SOT, TË MARTOHESH PASDITE, TË FLESH NË DARKË ME GRUAN DHE, TË NESËRMEN, TË GDHIHESH ME TRE KALAMAJ” Kërkuam Rilindje!...- thotë padurimisht gazetarja në një TV, duke intervistuar një deputet të njohur të magiorancës së re. Vetëm se fatmirësisht nuk u ngrit në këmbë e t’i thoshte “Hajde, nxirreni tani…Rilindjen, ku e keni!?”. Padurimi i përmbushjes së premtimeve elektorale, pa futur as këmbën e majtë e as të djathtën në Qeverisje pas tre muajve nga 23 Qershori historik, më sjell ndërmend se si e stigmatizonte këtë lloj padurimi të injektuar të demokracisë e të ndryshimeve të pritshme, humoristi i shquar nga Shkodra, i ndjeri Paulin Selimi, në substancë në një intervistë te gazeta “Zëri i Rinisë” e fillimtranzicionit: “Disa e konceptojnë demokracinë pak a shumë sikur të fejohesh sot, të martohesh pasdite, të flesh në darkë me gruan dhe, të nesërmen, të gdhihesh me tre kalamaj”
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 15:31:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015