Vazhdon ditari i Ana - TopicsExpress



          

Vazhdon ditari i Ana Frank ----------------------------------------------- Ida Nurce Jeta e nates ne fshat. Sa cuditshem tingellon apo jo? Por edhe ketu ka jete nate. Po po, jete nate ne kuptimin e plote te fjales. Do thoni si mund te behet jete nate ne fshat? - E kush tha, qe te besh jete nate duhet patjeter qe te dalesh lokaleve, te pish, te kercesh, te cmendesh ? Jo, une mendoj se jeta e nates mund te jetohet ne shume menyra. Si ketu psh. ne vend te lokaleve eshte shtepia e vellait, xhaxhait, dajes etj. Ne vend te pijeve eshte nje gote dhall, i cili sapo eshte bere, i fresket dhe i shijshem. E ne vend te argetimit me kercim, mund te jete nje tabele shahu (per burrat), nje pako letra, nje kuti domino etj. Ndersa grate llafosen duke marre neper goje te gjithe fshatin. Si rrin ajo gjithe diten. Si ia beri vajza filanit. Po djali i tij sa djal i keq, etj etj. Femijet jane ulur diku ne nje cep te dhomes dhe po luajne me makina lodra, duke imituar zhurmen e makinave te verteta. Te rrish te shikosh nga nje kendveshtrim i gjere, ndjen nje ngrohtesi si fizike (nga soba e ndezur) ashtu edhe shpirterore, nga harmonia qe mbizoteron. Duke e shijuar kete kenaqesi, vetem kur degjohet zeri i xhaxhait maat. Qetesia mbizoteron per nje moment, duke menduar se cndodhi?!. Por ajo nuk zgjat shume, sepse te gjithe i kthehen punes se tyre, ne te qindten e sekondit. Nese do kisha si oferte te mendoja nje deshire qe do me plotesohej, pa nje pa dy do thoja: Ju lutem mos ma prishni kete qetesi! LIKE & SHARE https://facebook/pages/Maqellara-VENDI-IM/222962854532463
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 16:44:27 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015