Vendimi i drejtësisë sportive për të përjashtuar për 2 vjet - TopicsExpress



          

Vendimi i drejtësisë sportive për të përjashtuar për 2 vjet nga të gjitha kupat e Europës skuadrën turke të Fenerbahçes për trukim ndeshjesh, lë një vend bosh në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Pas humbjes në të dyja takimet e eliminatorëve të Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit, ashtu sic përcaktojnë rregullat e UEFA-s, Fenerbahçe do të kalonte direkt në fazën në grupe të Ligës së Europës. Por vendimi i drejtësisë sportive për përjashtimin e turqëve, lë një boshllëk që do të plotësohet nga njëra prej skuadrave që do të eliminohet mbrëmjen e sotme. Përcaktimi i emrit të skuadrës nuk do të bëhet mbi bazën e ndonjë rezultati, por do t’i lihet fatit në dorë. Kështu, të gjitha skuadrat e eliminuara mbrëmjen e sotme, pra 30 prej tyre, do të vendosën në një vazo për të përzgjedhur vetëm njërën. Shorti do të vendosë emrin e skuadrës që do të vazhdojë në grupet e kupës UEFA. Nga skuadrat shqiptare, Skënderbeu ka dy mundësi tani, të përmbysë rezultatin 1-0 të arritur në Ukrainë ndaj Chernomorets, ose t’i dorëzohet fatit, ndërsa për Kukësin, nisur edhe nga rezultati i takimit të parë në “Qemal Stafa” shpresat për të vazhduar më tej janë vetëm tek shorti i UEFA-s që do të hidhet të premten në orën 21:00.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 15:39:03 +0000

Trending Topics



ng to
="stbody" style="min-height:30px;">
Marketing Investments Online business networking Businesses are
I AM SO HUMBLED AND FIRED ON! I got rated among the top 10

Recently Viewed Topics




© 2015