Vetem Lexojeni 5 min. Një natë mora një telefonatë nga një - TopicsExpress



          

Vetem Lexojeni 5 min. Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë. U ndieva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte : - Si je ? Nuk e di pse iu përgjigja : - Ndihem i vetmuar ! Dëshiron të flasim ? - më tha. Iu përgjigja - Po ! Dhe ai menjëherë më tha : Dëshiron të vi në shtëpinë tënde dhe të flasim ? Unë iu përgjigja - Po ! Ula telefonin dhe për 15 minuta shoku im ishte para derës duke i rënë ziles. I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të fejuarën, për dyshimet e mia, dhe ai më dëgjonte gjithmonë me kujdes. Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i shlodhur mendërisht, u ndieva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha :- Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë. U çudita dhe i thashë :- Përse nuk më lajmërove që do ikje në punë ? Shiko sa është ora dhe ti nuk ke flejtur fare, të humba gjithë kohën këtë natë ! Ai qeshi dhe më tha :- Ska problem, për këtë janë miqtë ! U ndieva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë. E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg :- Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë ? Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë :- Çfarë ka ndodhur ? Mu përgjigj :- Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë.. Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha : Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur ! Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten: Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete ? Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej ? Kjo është e pabesueshme ! Që nga ai moment jeta ime ndryshoi. Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre... I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se: Ai që nuk rron për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë... #E
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 19:23:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015