Vetura zyrtare e Qeverisë së Kosovës për të cilën - TopicsExpress



          

Vetura zyrtare e Qeverisë së Kosovës për të cilën Indeskonline raportoi se është aksidentuar në Tiranë rreth orës 04:00 të mëngjesit, i takon Ministrisë së Integrimit Evropian, mëson Indeksonline. Portali ka pyetur edhe ministren që drejton këtë ministri, Vlora Çitakun por ajo nuk ka dhënë përgjigje. Siç ka raportuar korrespondenti i Indeksonline nga Tirana, vetura e tipit “Reno Clio”, me targa 3Z-101-19, ka pësuar dëme materiale, por jo edhe lëndime në njerëz. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e “Librit”, nga disa persona të rinj dhe një pak më i moshuar. Përveç veturës së aksidentuar, afër vendit të ngjarjes ishte ndaluar edhe një veturë tjetër e qeverisë e cila vërehet edhe në foto. Mësohet se deri te përplasja e makinave kishte ardhur pasi që të rinjtë kishin përfunduar ndejën në njërën nga klubet e natës në Tiranë./
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 14:57:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015