Vetëvendosja - parti staliniste dhe muxhahedine Fillimisht, - TopicsExpress



          

Vetëvendosja - parti staliniste dhe muxhahedine Fillimisht, populli i Kosovës iu gëzua daljes në skenën politike të Lëvizjes Vetëvendosja. Ishin djem të rinj, të shkolluar, energjikë dhe me pretendime për drejtësi sociale, shoqërore. Por, gjithnjë e më shumë pasoi zhgënjimi. Albini me shokë asnjëherë nuk e ngriti zërin për krimet numerike politike të bëra në Kosovë, nga dy partitë banda: PDK-ja dhe AAK-ja, sepse edhe Vetëvendosja strehon disa kokrra kriminelësh në gjirin e saj. Aty janë edhe hafijet e Serbisë, të cilët, me sulmet kundra shtëpive dhe kishave serbe, të porositura nga Serbia, në mars-prillin 2004, realizuan enklavat në fshatrat me shumicë serbë në Kosovë. Aty janë edhe disa nga spiunët e Serbisë, të cilët, me armiqësi të thekur ndaj Kosovës dhe dr. Rugovës, dogjën Flamurin elitë të Dardanisë Antike, të ideuar nga urtaku dhe hyjnori Rugovë. Albin Kurti dhe partia e tij marksiste-staliniste heshturazi anashkalon Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugovën. Ndërkohë që, tashmë, vetëm rrugaçët dhe halabakët janë kundër dhe nuk e njohin Ibrahim Rugovën, personalitetin e fuqishëm të pavarësisë të Kosovës. Shtrohet pyetja: çfarë është Albin Kurti që, në kundërshti me ndjenjat e popullit të Kosovës, nuk e njeh Rugovën?! Realisht, Albini nuk është as rrugaç dhe as halabak. Përkundrazi, ai është një djalë i zgjuar. Ndoshta mendon se ka bërë shumë, duke qenë zë i Adem Demaçit, në Prishtinë, gjatë masakrave. Edhe Demaçi shumë i referohet UÇK-së, edhepse ajo asnjëherë nuk arriti të bëhet e tillë. Ai që do ta bënte ishte kolonel Ahmet Krasniqi, por e vanë këlyshët e Serbisë. E vërteta është se pushtuesi vriste gra dhe fëmijë; bujq e barinj, ndërsa Demaçi me Kurtin luftonin pushtuesin me zyre në Prishtinë!?! Luaje macë kryet e buallit! Serbia bënte spastrim etnik, nën maskën e lirisë të veprimit të organizuar të UÇK-së, edhe me zyre në kryeqytet, andaj i duheshin edhe Demaçi me shokët e tij. Presidenti Rugova ishte kombëtar i madh Albin Kurti me shokë kanë qenë vegla të LPK-së staliniste, qysh si studentë, duke u zgjedhur dhunshëm, duke përçarë organizatën e fuqishme studentore. Për rrjedhojë, të prirë nga një rektor, i cili nuk pranoi të vë firmën në - Apelin e 215 Intelektualëve të Kosovës - , kundër intensifikimit të terrorit të pushtuesit, bënin disa lëvizje krejt larg Qendrës, me një numër simbolik pjesëmarrësish. Dhe, komplet kryesia e tyre studentore e dhunshme, mbeti e kuqe, marksiste e staliniste. Që këtej ushqehet edhe urrejtja për Presidentin Rugova, i cili, për nga rëndësia historike, kushtet dhe rrethanat në të cilat e udhëhoqi popullin e Kosovës, nuk ka ndërmjetës, që nga Skënderbeu e këtej. Dr. Rugova ishte nacionalist, kombëtar i madh, andaj nuk e duan kozmopolistët, as enveristët e Shqipërisë dhe as stalinistët e Kosovës. Albin Kurti ka edhe një urrejtje tjetër, muxhahedine, sepse dr. Rugova çmonte skajshëm Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, Nënë Terezën, Pjetër Bogdanin me plejadën e shkrimtarëve dhe të mendimtarëve të krishterë katolikë. Kishte një miqësi të dlirë me Papa Pavlin e Dytë dhe i lutej Atit të Shenjtë, për ta ndihmuar Kosovën, në rrugën e saj për liri, pavarësi dhe progres. Ndërkohë, Albin Kurti është kundër rrjedhës. Ai ka mendësi anakronike për moshën, mendësi të mykur, që e barazon me Ferid Aganin, Fuad Ramiqin, Naim Tërnavën dhe grigjën e tij, të disa imamëve arabostan, të cilët, në vend të kombit, njohin vetëm fenë dhe kërkojnë, madje ngulmueshëm, arabizimin e Kosovës. Aprovimi i shamive nga Albini dhe partia e tij, është kulmor dhe flet shumë se ky djalë, relativisht, i ri në moshë, ka paragjykime të vjetra, arkaike, të dalë boje për Ballkanin dhe Evropën. Prandaj, populli i Kosovës nuk duhet as ta votojë dhe as ta besojë, në premtimet për mrekullirat e tij. Rrjedhimisht, ai u vetëdogj dhe ata që e rrethojnë, duhet të distancohen e largohen, sa nuk janë kallur krejt. LDK-ja - parti e vlerave, parti akademike Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e vlerave, parti e përgjegjshme dhe aktualisht, është e vetmja forcë politike, e cila mund të ndihmojë në shërimin e plagëve të shumta, të luftës dhe të pas luftës, që kanë goditur Kosovën tonë; mund të shmangë kaosin dhe ta vërë në funksion ligjin dhe rendin. LDK-së duhet t`i bashkohen kuadro dhe intelektualë, të cilët e duan pa hile Atdheun, Kosovën tonë, fort të poshtëruar, të gjunjëzuar nga kuqaloshët stalinistë në pushtet. Për përmirësimin e reitingut të LDK-së, në zgjedhjet e tanishme, merita e parë u takon partive të krimit dhe të haraçit, pra, PDK-së dhe AAK-së, sepse, për vite me radhë, me bandat e tyre, vazhdojnë ta terrorizojnë, me plumb e haraç, popullin e shumëvuajtur të Kosovës. Por, duhet pranuar edhe njëfarë afrimi me elektoratin, një qasje më të mençur të strukturave drejtuese të LDK-së. Megjithatë, riciklimi i disa kuadrove, në kupolën drejtuese, sidomos në bazë dhe kundërshtia e ligjshme, po nga baza, nuk duhet injoruar. Të dëgjohet zëri i bazës dhe i mërgatës Pavarësisht se kuadrot aktuale, të nominuar, emëruar për kandidatë për kreun komunal, kanë epërsinë absolute, në raport me kandidatët për kryetar komunash të partive të tjera, LDK-ja është parti akademike dhe ka kuadro të mjaftueshme, të aftë dhe me integritet, për të qenë të pranueshëm për pjesën më të madhe të anëtarësisë të saj. Anëtarësia numerike e LDK-së në mërgatë, duke qenë larg interesave vetjake, shqetësimet i thotë më hapur, pra, është e drejtpërdrejtë, andaj edhe duhen pasur në konsideratë vërejtjet e saj. Pavarësisht fitores për kryesim komunash, ndoca syresh, të përfolur jo pak nga anëtarësia në bazë, duhet të lirohen nga kryesimi i partisë, i Degës të LDK-së në komunë. Dhe, kjo duhet t`u premtohet që tani anëtarësisë se, këto ndryshime do të pasojnë menjëherë pas balotazhit. Kjo do t`i motivonte bindshëm të gjithë të pakënaqurit, familjet dhe miqtë e tyre, ta votojnë kandidatin e LDK-së, të cilin, në votimin e parë, me keqardhje të madhe, nuk e kanë votuar. Në epokën e pluralizmit, të demokracisë, bandat në pushtet ose të tjerat, pretenduese për ta marrë pushtetin, nuk ka mënyrë tjetër për t`i mundur, përveç Votës së lirë. Kur drejtësia ka dështuar dhe mungon tërësisht, në Kosovë, është populli, është Vota - tempull i gjykimit, tempull i drejtësisë, për ta ringritur dinjitetin e një populli, keqas të nëpërkëmbur, dje nga pushtuesi i huaj dhe sot të përtokur nga bandat vendore. Është koha, momenti SOS, që shenjtëria e Votës, ta shporrë krimin dhe kriminelët, nga sundimi i egër, përçmues dhe cinik, duke i flakur ata nga politika, si vasalë, puthadorë ndaj Serbisë. Është momenti SOS, për të shpëtuar, atë që mund të shpëtohet sot, në Kosovë, edhepse tejet të vonuar, sepse argatët e Serbisë, dëmtuan shumë Kosovën, duke e cenuar dhe përdhosur territorin e saj etnik, madje, pa asnjë autorizim nga populli! KomentetKomente (39) | Kthehu Në vend të kometit: Nese lexon një analizë së pari duhet ta njofim autorin. Atutori eshtë Idrz Zeqiraj nga Sdudenica e Istogut,si mesues dergohet nga UDBA jugosllave për spiunim,Pritet shumë mirë në Shqipëri dhe përkdhelet nga shteti duke pasë edhe përkerahjen e Sali Shatrit nga Tomoci që ishte edhe udheheqës.I mundësohet edhe studime me privilegje,por shumë më vonë hetohet se eshtë i derguar i UDB-es jugosllave dhe burgoset,pas ramjes së sistemit komunist në Shqipëri nuk kthehet në Kosovëvë,por shkon tek vllau në Ludvigshafen tek vllau Seferi,dhe nga aty vazhdon punën ku i ka mbetë me UDB-en jugosllave. Ky mjeran ka berë përçarje në LDK-ë,ka përçarë shqiçptaët në Ludvigshafen dhe vazhdon me shpifje. Tradhtarët she shpiunat nuk pushojnë kurrë. Idriz Zeqiraj mund të barazohet me Kapllan resulin,kanë të njeten histori. Dauti @ 01/12/2013 09:55 Mergimtar mirëmengjesi,kam vetem nje pyetje per ty ne lidhje me ketë shkrim meqense po ke deshir te flitet per artikullin.Çfarë mendimi ke per ketë analizë te keti analisti:perbaltet Noli dhe ngritet Ahmet Zogu???Me siguri ti ke nje analizë per gjeniun Nol.Te pershendes ty e I Zeqiraj paguhet me lek per keto broqkullat. Peja @ 01/12/2013 09:27 Luftetari per ta quar veten Luftetare duhet te kesh fakte lufte,Pershkrimin e I,Z te realitetit sun e lun as topi,por gjelozia dhe uretja e juaj dhe bashkmendimtarve si ti ndaj vlerave pozitive Kombetare ju kan mbylle syte sa nuk shifni as para hunde,Ti the se nuk ka luftu LDK,Ja personalishte Une kam luftu [Ish epror ushtarak]ner Komanden e Komandantit suprem I,Rugove e jo ner komanden e rrugaqve te uqk-lpk,aak,pdkRrasti Rahovecit]Qifti i yte si luftetare ja ka humb te gjitha vleftat Kombit Shqipare,Me vjene shume mire qe ende ka indivita si I,Z qe nuk ngurojne te thojne te verteten ma sa e dhimbshme eshte per ne.Pershendetje nga Ana Drinite Afrimi @ 01/12/2013 09:25 Ne, fillet e Kritikes i gjjeme edhe te De Rada por me Konicen, kjo lemi ”dege” e shkences rrumbullaksohet, plotessohet. Ndersa me fjalen ”analize”, pastaj ”analist”, besoj se per keto fjale nuk ka nevoje per shpjegime te shumta dhe shembuj te ndryshem, jane njerez me pregatitje ”profesionale” qe bejne ”analiza” profesionale e jo si ti dhe partizanet e tu me luften e uck-es. Tash jemi ne ”teme”. Pse ”luftetar”, ti mendon se Rugova dhe LDK-ja nuk kane luftua? Kush paska luftua?- hashim thaqi, xhaviti....? Apo ke mendua per rexhep qosjen dhe adem demaqin? Keta jane ”heronjet” e I. Z. Por keta jane edhe ”heronjet” tuaj. A ishte uck-a e hashimave ushtri sipas teje dhe a e kreu ”detyren” qe ia kishte ”ngarkua” vehtes?. Nese po, me cka, kush e ”cliroj” Kosoven dhe a eshte ajo e ”cliruar” dhe nga kush?. Po te pres te me pergjigjesh por mos hyne me ne ”letersi” e as shkencat e saj, ndalu vetem ne ”histori”. Mergimtari, Hapi @ 01/12/2013 08:40 Per te paren here, ”luftetar”, me fol me I.Z. (edhe mua, ti na ke barazua) per ”Letrat Shqipe” duhet ta nxesh karrigen, duhet ta shterngosh rrypin, dhembet, ti pervjelesh duart, deri ne menge dhe ta mbyllesh mbrapa, qe te mos merr fryme kerkah. Me ”Letrat shqipe”, ne ”gjuhen” e perditshme, kuptojme cdo shkrim i shkruar dhe i dokumentuar nga shkr-im.tare, gazetare apo dikush tjeter qe ka shkrua ne ”Leter”. Pastaj, sipas rangut i ato ndjame (jo ti, por profesionistet) psh. nese flasim per ”romanin” si gjini letrare e qe ne shqipe eshte shume i ”ri”, ne e fillojme me Ndok Nicajn (asgje nuk eshte e sigurt 100%...), duke permbushur disa nga pese kritertet sipas te cilave aso kohe shkruhej nje ”roman”, veper ne ”poezi” ose ”proze”. Kur flasim per ”gazetarine” e fillojme me Faik Konicen dhe gazeten e tij ”Albania” me te cilin fillon edhe Kritika e mirefille shkencore, ne shqipe. pj. dyte Mergimtari, Hapi @ 01/12/2013 08:22 LUFTETARI @ 01/12/2013 00:36, Mendova dhe ende shpresoj se do te mund te flasim per ”temen”, shkrimin qe e kemi perpara: ”Rugova me LDK-en...” por ti perseri po ”ik” duke lene shumcka ne ”dyshim”. E para, per te dyten here po me thua se une nuk beje dallimin ne mes te ”letrave shqipe” dhe ”analizave te skllaveve dhe roberve partiak!?”. Sikur nuk mjaftohesh me kaq por shkon edhe me larg , pertej ”etikes” gazetareske duke Na quajtur mua dhe I.Z. ” IZ vertete nuk eshte kerkushi dhe edhe ti je i njejti rob? As ti dhe as ai nuk dini cka jane letrat shqipe ”, duke ”mbyll” mundesine” qe te ”tematizojme per artikuj te gazetave o mergimtar?”. Ti mua me drejtohesh ”per te dyten here”, ndersa une po te theme Per Te Paren Here Vazhd. pj.pare Mergimtari, Hapi @ 01/12/2013 07:53 Idriz, di te te them se gjithmone ata qe nuk kane mendje, guxim e veprim ne kohe lufte çlirimtare u bine keshtu trup e terthore gjerave dhe bejne sikur dine te japin mend. Mendoj se ka kaluar lufta dhe tash nuk ke pse dallon si do ishte e mira apo e keqja. Maskarenjte sillen keshtu.! Kujto Isa Mustafen, ne ç`detyre ishte ne `88,`89 e `90 dhe kjo i sqaron gjithe perkushtimet tuaja. Po ky Isa kishte financat e Bukoshit, dhe e dime rrjedhen e gjerave sepse jemi bashkekohes te ngjarjeve. Mos harro kurre, se ai qe perbalte gjakun e derdhur per lirine e popullit te tij (meqe je njeri i letrave edhe ti e din), quhet tradhtare. Eshte vule e rende kjo per tu lene brezave, andaj them te çmojme gjakun e djersen qe na e solli Lirine. Sot ne po e gezojme ate, femijet e kombi po na rriten ne te. Blerimi @ 01/12/2013 02:27 Mergimtari per te dyten here po te them ti nuk din per ta bere dallimin ne mes letrave shqipe dhe analizave te skllaveve dhe roberve partiak!? IZ vertete nuk eshte kerkushi dhe edhe ti je i njejti rob? As ti dhe as ai nuk dini cka jane letrat shqipe,prandaj nuk kemi cka tematizojme per artikuj te gazetave o mergimtar?Une te kam thene ne komentin e pare e po te them perseri,vertete jeni te mjere ju skllavet-roberit e partive? Nese ka luftuar LDK-ja atehere me beso se edhe ne tani jemi ne muajin KORRIK? Po cfare lufte o mergimtar kur nje demonstrate te thjeshte qytetare ,nuk ka pasur guxim per ta mbajtur? Ketu qe i thoni nuk i besojne as budallenjte e lere njerezit qe u punon arsyeja? ENDERRO ti kot me sy hapur,enderro? LUFTETARI @ 01/12/2013 00:36 genti-pejë @ 30/11/2013 23:27 Un nuk mund te them se krejt pejant jan injoranta veq ti genti je KOKRRA e injorantit,kfalifikime te tilla per Drenicen kan bere veq agjenturat serbe.Edhe kur te folsh per politike perdor fjalor politike e jo fjalor rrugesh e pijetoresh! BARDHI72 @ 01/12/2013 00:03 Z.Zeqiraj ju munde te jeni patriot dhe atdhetare,por nje analist i paanshem assesi.Te gjithe qenkan te keqinje vetem LDK-ja na qenka e mire!Cila LDK e ka udhehequr luften?Thenja te mbrohet pragu i shtepise eshte vetvrasje,shembull fam.Jasharaj.Nese mendoni per qeverine ne exil te Bujar Bukoshit gabim e keni.Ishte pikerisht mospuna e qeverise Bukoshi dhe per pasoje e muarr tjeter kush udheheqjen e luftes.Si mundeni te thoni LDK-ja udhehoqi luften kur pikerisht kryeministri i po kesaj partie nuk e njihte presidentin e vendit,nje nder arsyet edhe mosmarrveshjet per organizimin e luftes.Si mundeni sot te thoni se LDK-ja eshte me e mira kur pikerisht arkatari i qeverise Bukoshi e udheheq LDK-ne.T´pershendes,dhe shendet.kaq per sonte. prizrenasi bonn gjer @ 30/11/2013 23:55 ? Komandant u pasuruan me haraç, uzurpime dhe hajni Komandant u pasuruan me haraç, uzurpime dhe hajni 39 Kush ishte Isuf Haklaj?! Kush ishte Isuf Haklaj?! ? TË FUNDIT MË TË KOMENTUARAT 13:43Dashuria për Atdhe 11:56Korrupsioni si marrëveshje e krimit socialist 17:39Komandant u pasuruan me haraç, uzurpime dhe hajni 17:36Kush ishte Isuf Haklaj?! 17:58Imamët VIP nuk janë profeti vetë 17:57Pse kaq urrejtje në mes partive në prag të balotazhit 01:18Gëzuar 28 Nëntorin - ditën e Flamurit, ditën e pavarësisë së Shqipërisë 17:32Teknefesi 17:41Vrasja e Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt ishte sulm direkt në institucionet
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 10:25:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015