Vjeshtë... Stinë, E kaluara verë dembele Zhgënje magjinë e - TopicsExpress



          

Vjeshtë... Stinë, E kaluara verë dembele Zhgënje magjinë e shpirtit tim Vjeshtë... Gërryeje çdo pakuptim Mbylli shtigjet e lakmisë të gjitha Shtrydhi poetët për muzë Pa pezëm pa ironinë e vargut Përpije rimën e urrejtjes Dashurinë kthema në refren... Zanat rendi para piktorit Jargët e qenit llaskuç Lidhi nëpër binar kërmillash Korbat ndjellni nëpër lisat e thatë Sytë e maces së zezë uritur Varja në shpresë të pa shkëputur Ëndërr, shujtë, në koqet e shkabës Bashkë me darkën e tyre të pistë... Darkën e dreqit mbushe mëlmesa Le ti zgjohen jargët Mbi “vidhen e humbur” të poetes Dhe dietë mbaje recetën e lugatit Aromën e shqiponjave në traditë Prore kushtrim: Dil dil o mjerim!!! Me grithët e maces Zbukuro legjendën e pullazeve të vjetra Myshqet kthemi në eshkë Ndryshkun e unurit do ta fërkoj vetë Mbi strallin e shpirtit tim Shkundi... Dritën e fundit Ta shndërroj në magjinë e bardhë Shkëndijat e strallit i kthej në poet Vargjet aurora ujvaresh Poezinë ylbere të mbjellura mbi krojet e lakmisë... Ulërimën e ujkut të zi Bashkë me trishtimin e kalorësit të bukur Ja lidhi serenatat e dashurisë fluturim gënjeshtrës së vërtet. Muzën e përmotshme të poetit!!! Dhe atë lajmin e fundit... Unë! Ooo unë ulërijë gënjeshtrën: Ka lindë foshnja nënë Ka lindë nëna ofshamën “oh nënën” e nënës Nusen më të bukur të shpirtit Thirrni ju lutem!!! Quhet vjeshta e poetit....
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 18:39:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015