Vllaznit Ultras : Deklarate zyrtare per shtyp! "TE HUAJ Në - TopicsExpress



          

Vllaznit Ultras : Deklarate zyrtare per shtyp! "TE HUAJ Në Vendin Tonë" Pikësëpari falenderojmë lojtarët tanë që luajtën mjaft mirë me këto mundësi që kemi. Ne nuk kërkojmë mrekulli por vetëm impenjim maksimal për peshën e madhe te emrit "Vllazni". Vllaznit Ultras si perhere ma te miret. Së dyti, nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj aktit dhe gjestit provokues nga lojtari i Skenderbeut, gjergji muzaka në drejtimin tonë dhe të të gjithë tifozave shkodran, gjest që shkaktoi edhe tensionimin e situatës. Kërkojmë nga F$HF dënimin përkatës për gjestet e përsëritshme antispotive të këtij lojtari gjatë ndeshjes. Telenovela vazhdon sikur të ishte e paracaktuar kësaj here futet në rol "Policia Shqiptare" që vetëm "Polici" nuk mund të quhet se "Shqiptare" jo e jo. Pas këtij incidenti "Policia" shtohet më shumë në tribunën tonë ndonëse nga ne nuk u hodh asgjë në fushë (kjo edhe nga largësia e madhe e tribunës me fushën e lojës). Më pas "Policia" vazhdon provokimet tashmë të zakonshme në drejtimin tonë, tekstualisht me fjalët: "Përse vini të shikoni këto "Legena", (fjala është për lojtarët e Vllaznisë)". Nga e marrin të drejten të fyejnë lojtarët tanë, këta persona që paguhen me taksat tona, me taksat e tifozave, me taksat e lojtarëve që fyejnë? Për NE këta lojtarë janë të paprekshëm edhe nëse klubi nuk u del për Zot, ata na kanë NE, kanë Tifozat. Një tjetër incident tepër i rëndë që nuk mund të kalojë në heshtje është dhuna fizike e ushtruar nga disa personave civil dhe "Policia" e Shkodrës në drejtimin tonë, ku ka pasur edhe të lënduar, nga kjo dhunë e Policise nuk janë përjashtuar as persona minoren. Janë arrestuar 9 antarë të tifo-grupit tonë ku janë mbajtur në mënyrë të padrejtë për 12 orë nën presion dhe terror psikologjik nga ana e Policisë. Duke parë që çdo ndeshje në "Loro Boriçi", Policia e Shkodrës kërkon të bëjë "të fortin" me ne, gjithashtu duke marrë shkas dhe nga mos rreagimi i Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër të cilët janë vënë në dijeni të këtyre fakteve, vazhdojnë të mos marrin masa për ti ndaluar këto gjeste skandaloze, Vllaznit Ultras kanë vendosur që: - "Të bojkotojmë çdo ndeshje e cila luhet në Shkodër derisa në tribunën tonë nuk do të ketë asnjë Kafshë/Polic. Të cilët as në vendet më të pa zhvilluara nuk qëndrojnë në Tribunë me Tifozat. Vllaznit do të përkrahin çdo sport tjetër ku luan Klubi Vllaznia, basket, volej, boks, futboll femra etj... Vllaznia është Krenaria jonë! U bëjmë thirrje Drejtorit të K.F VLLAZNIA, Armir Grima, Bordit Drejtues dhe Bashkisë Shkodër që të marrin masa sa më shpejt, sepse pasojat e mungesës së mbështetjes tonë gjatë 90 min. nuk mund të kthehen mbrapa, sfida më të vështira na presin. Kemi humbur një betejë por jo luftën. " Një Jetë Dy Ngjyra Një Skuadër VLLAZNIA & VLLAZNIT ULTRAS Shperndaje!
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 22:44:36 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015