Vulin thote se ne Mitrovice udheheqin shqiptaret Në - TopicsExpress



          

Vulin thote se ne Mitrovice udheheqin shqiptaret Në Mitrovicën Veriore, sipas votave të 3 nëntorit, udhëheqin shqiptarët, por kjo mund të ndryshojë, duke marrë parasysh se zgjedhjet përsëritën në tri vendvotime, ka thënë Aleksandar Vulin. Ministri pa portofol i në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar me Kosovën në fillim të seancës së Këshillit për Kosovë ka thënë se shqiptarët momentalisht kanë epërsi prej rreth 2500 vota në Mitrovicën Veriore dhe në bazë të kësaj gjendjeje, dikush nga shqiptarët do të jetë kryetar i komunës. Vulin ka theksuar se, sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë, në Zubin Potok ka fituar kandidati i listët “Srpska”, ku dalja në votime ka qenë rreth 22 për qind. Sipas tij, situatë e ngjashme është edhe në Leposaviq, derisa në Zveçan numri i votuesve ka qenë më i vogël. mitrovicatoppress
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 16:53:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015