Vëzhgimi/Deputetët e Ramës me ndërtime pa leje në Tiranë, - TopicsExpress



          

Vëzhgimi/Deputetët e Ramës me ndërtime pa leje në Tiranë, nga Sadri Abazi e Dash Peza deri tek Koço Kokëdhima 25-08-2013 / Gazeta 55 Vëzhgimi/Deputetët e Ramës me ndërtime pa leje në Tiranë, nga Sadri Abazi e Dash Peza deri tek Koço Kokëdhima Një masakër e vërtetë urbane është tabloja që jepet në lagjet e Tiranës, ku ndërtimet pa leje kanë asfiksuar mijëra qytetarë, duke i shndërruar hapësirat publike në një geto të vërtetë. Kjo nuk është bërë në një ditë, por për vite me radhë, sidomos mes viteve 2000 – 2011, koha kur ndërtimet pa leje lulëzuan në çdo hapësirë publike të kryeqytetit. Mes shumë ndërtuesve, një pjesë e mirë janë persona publikë, deputetë aktualë ose të ardhshëm të Partisë Socialiste. Nga Koço Kokëdhima, Sadri Abazi dhe Dash Peza, lista vazhdon me Xhemal Qefalinë, Paulin Sterkajn, Rakip Sulin apo dhe Ledi Shamku Shkrelin, përmes bashkëshortit të saj, Artan Shkreli i cili ka një studio arkitekturore dhe është i njohur si një nga avokatët më të zellshëm pranë Ramës për betonizimin e Tiranës. Koço Kokëdhima dhe Sadri Abazi mbajnë rekordin e ndërtimeve pa leje në Tiranë, pasi gjurmët e tyre me pallate shumëkatëshe janë në çdo hapësirë të qytetit. Të gjitha ndërtesat e tij dhe shtesat pa leje janë bërë nën bekimin e Ramës. Lejet i ka dhënë Rama dhe po ai si ish-kryebashkiak i ka bekuar edhe ndërtesat e paligjshme. Është po ai që pret të zyrtarizohet si kryeministër dhe thotë se do të vendosë rregull në ndërtimet e paligjshme, ndërkohë që në Tiranë ka shkaktuar masakrën më të madhe urbanistike prej 100 vitesh. Kudo në çdo cep të Tiranës, abuzimi më i madh me hapësirat publike ka ndodhur me bekimin e Ramës dhe rasti më flagrant janë deputetët që e rrethojnë, të cilët kanë ndërtuar aty ku kanë dashur pa pyetur për ligjin. Policia Ndërtimore e Bashkisë së Tiranës ka lajmëruar të gjithë këta njerëz me mandat që të mos ndërtojnë në mënyrë të paligjshme dhe se të gjitha këto ndërtime do t’i nënshtrohen ligjit. Aksioni pritet që të nisë në ditët e ardhshme dhe asnjë nga ndërtuesit e afërt të Ramës nuk do të amnistohet në shkelje të ligjit. Deputetët klientë të Edi Ramës Klientët e Edi Ramës janë një rreth i ngushtë bashkëpunëtorësh ndërtues, që njëherazi ushtrojnë edhe funksione publike. Fenomeni i deputetëve ndërtues dhe dhjetëra e qindra pallate në të gjithë Tiranën. Gjatë 11 viteve në krye të Tiranës, Edi Rama ka dhënë rreth 1140 leje për ndërtim pallatesh. Nga këto leje, Rama ka përfituar metra katrorë apo shuma në miliona dollarë jo më pak se 20%. Për të mos lënë shenjë në korrupsionin e tij, Edi Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për të përfituar në rrugë ligjore shuma të larta eurosh, të cilat kapin vlera mbi 100 milionë. Në këtë praktikë, ish-kryebashkiaku përfshiu sekserët e vet, të cilët pas presioneve ndaj firmave të ndërtimit i infiltron ata në bashkëpronësi të investimit në këmbim të lejeve të ndërtimit. Kjo procedurë ishte bërë e detyrueshme për këdo investitor apo firmë ndërtimi, i cili kërkon nga Bashkia e Tiranës një leje ndërtimi. Zërat e shumtë që Rama kërkonte për një leje ndërtimi 20 përqind të vlerës së saj kanë qenë të shumtë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt brenda Partisë Socialiste e deri tek ndërtuesit, të cilët për 10 vite me radhë kryejnë këtë procedurë. Sigurisht, rrethi i bashkëpunëtorëve të betonizimit është gjithnjë e më i ngushtë, aq i centralizuar sa e ka bërë plotësisht eficente operacionin e betonizimit të kryeqytetit. ...
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 16:57:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015