Xhaka e Shaqiri: Jemi kuqezinj, në Tiranë na pret ferri FC - TopicsExpress



          

Xhaka e Shaqiri: Jemi kuqezinj, në Tiranë na pret ferri FC Bayern Muenchen v SC Freiburg - BundesligaDyshja e talentuar shqiptare e Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, po mendojnë që tani për duelin që përfaqësuesja helvetike do të zhvillojë ndaj Shqipërisë në “Qemal Stafa” në muajin tetor, një ndeshje mjaft e rëndësishme për skuadrën tonë kombëtare dhe për vetë zviceranët, në kuadër të përballjeve kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, grupi E. Duhet thënë se ka qenë dyshja Xhaka-Shaqiri ata që luajtën më mirë në ndeshjen e parë dhe falë edhe punës së Behramit, Xhemailit e Mehmetit në fushë Zvicra arriti të fitonte 2-0 përballë kuqezinjve tanë, shkruan gazeta SotNews. Por pavarësisht se këta lojtarë janë rreshtuar kund r ekipit tonë sa i përket fanellës, ata herë pas here deklarojuni në media se me krenari janë shqiptarë, se kanë në zemër Kosovën, Shqipërinë, por edhe Zvicrën, vendin ku u rritën dhe morën këtë nivel futbollistik. Edhe pse luajnë kundër skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, Xhaka, Shaqiri e kompani besojnë se kjo nuk e zbeh vlerën e tyre dhe se ata ndihen njësoj si lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë për Shqipërinë, pavarësisht se në këtë rast janë me ngjyra të kundërta e kundërshtarë të ashpër në fushën e lojës. Duke folur për gazetën zvicerane “Blick”, dyshja Shaqiri-Xhaka shprehen se dueli midis Zvicrës e Shqipërisë që do të zhvillohet në muajin tetor në Tiranë, do të jetë një nga përballjet e tyre më emocionuese në karrierë. Ata kurrë më parë nuk kanë luajtur në Shqipëri, por nisur nga tifozeria e shumtë që ishte prezente në ndeshjen e parë në Zvicër, nuk kanë pikë dyshimi se stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” nuk do të jetë shumë miqësor me ta dhe se tifozeria e zjarrtë kuqezi do t’i “keqtrajtojë” me fyerje dhe presione të vazhdueshme. “Ne na pret një situatë jo e mirë në Tiranë. Kemi fituar ndeshjen e parë dhe në Tiranë Shqipëria do të tentojë fitoren, qoftë dhe me një forcë të brendshme që vjen nga inati i shumë sportdashësve në Shqipëri për zgjedhjen ë kemi bërë ne shqiptarët zviceranë. Futbolli ynë është profesionist dhe ne kemi kërkuar që të respektohemi për këtë gjë, por e dimë se atje na pret ferri. E gjithë skuadra zvicerane do të jetë e urryer, në veçanti ne lojtarët me origjinë shqiptare. Unë kam shumë miq në Kosovë, por atje na kritikojnë vazhdimisht për zgjedhjen që kemi bërë. Ndoshta Behrami ka më shumë probleme për shkaqet që dihen, por ne nuk presim të na bëjnë një pritje të mirë. Edhe pse ndihemi me zemër kuqezinj, e dimë se në Tiranë do të jemi nën një presion serioz”, tha Xhaka, që më pas ka folur për mundësitë e Zvicrës në këto eliminatore dhe për mundësitë e Shqipërisë në ecurinë e saj në grupin E. “Dëshirojmë që të kualifikohet Zvicra pasi kualifikimi në Botëror është një objektiv madhor yni. Por me zemër duam që të kualifikohet dhe Shqipëria dhe ajo ka shanse reale për vendin e dytë dhe për “play-off”-in thotë Shaqiri. Gjithnjë e më shumë në skuadrën e Bajernit të Munihut po bëhet konkurrencë e madhe për Xherdan Shaqirin. Ekipi bavarez, gjatë kësaj vere ka përforcuar edhe më shumë repartin e mesfushës pasi transferoi Thiago Alkantaran nga Barcelona dhe Mario Gëtzen nga Borusia e Dortmundit. Por, Granit Xhaka, e ka këshilluar shokun e tij nga përfaqësuesja e Zvicrës që mos të largohet nga ‘Allianz Arena’. “Ai i cili luan te Bajerni ka konkurrencë, këtë e dinë të gjithë. Unë jam i bindur se ai do vazhdojë të bëjë lojërat e tij. Ai tashmë ka përfituar nga sezoni i kaluar, edhe pse askush nuk ka pritur”, ka thënë Xhaka për tabloidit zviceran “Blick.ch”. Kohën e fundit është raportuar se dy gjigantët anglez, Liverpul dhe Mançester unitet kanë shprehur interesim ta transferojnë ish mesfushorin e Bazelit. “Pse duhet të ndërrojë klubin? Jo. Ai është në klubin më të mirë në botë”, theksi anëtari i ekipit gjerman Borusia Munshengladbah.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 16:25:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015