Xhelal Pashë Zogolli xhelal Pasha Zogu Xhelal Pashë Zogu, ky - TopicsExpress



          

Xhelal Pashë Zogolli xhelal Pasha Zogu Xhelal Pashë Zogu, ky burrë shumë i kulturuar, i urtë dhe guximtar, pasi u këshillua edhe me patriotë e miq të shumtë shqiptarë, si Hoxhe Tahsimin, Tahib Effendi Shkodranian, Siet Bene Toptanit, Naum Viqilharxhin dhe si ndihmes per te shkruajtur kete peticion moren Ismail Qemalin (kryeredaktorin e gazetes Zaman). Te gjithe u mblodhen nen kryesine e Xhelal Pashes dhe ia dorzuan peticionin Ali Pashes, qe ky i fundit tia paraqiste Sultanit duke e shoqeruar me arsyet shtetrore, qe lypinin formimin e nje Shqiperia te madhe dhe te forte me ane te arsimet. Meqenëse kërkesat e Peticionit të Xhelal Pashë Zogut u konsideruan si ekstremiste, secesioniste dhe separatiste në raport me Perandorinë Osmane, ai fitoi famë të madhe, sidomos në Europë dhe u konsiderua prej saj si prekursori i Lëvizjes shqiptare për autonomi, pavarësi dhe shkëputje nga Perandoria trekontinentale, çka konsiderohej si dobësim i krahut ballkanik jugperëndimor të saj. Sulltani fillimisht e pranoi peticionin e Xhelal Pashë Zogut duke i akorduar shqiptarëve 2700 lira ari turke, por me pas ndroi mendimin, pasi e pa qe kjo do te ishte ne te mire te gjuhes shqipe. Nga ane tjeter, per te larguar Xhelal Pasha nga Stambolli ai nzorri urdhrin per ta derguar ate Vali ne Bitlis, por nje dite para se te nisej per ne detyren e re, Xhelal Pasha ndroi jete pa prit e pa kujtuar. Gjate jetes se tij Xhelal Pashë Zogu kishte marrëdhënie shumë të mira me Austrinë, pasi perandoria austro–hungareze interesohej në mënyrë të veçantë për Shqipërinë dhe ndiqte politikën e saj të mbrojtjes së komunitetit Katolik shqiptar. Varri i tij edhe sot e kësaj dite ndodhet në “Haxhi Badem Uskunda” të Stambollit. Xhelal Pasha për shumë kohë kish kryer funksionin e ambasadorit të Turqisë në Moskë dhe në Vjenë, dhe çmohej shumë për aftësitë e rralla si diplimat i shkëlqyer dhe si atdhetar i paepur, si nga shqiptarët, ashtu edhe nga të huajt.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 22:37:55 +0000

Trending Topics



riving
Im a little bit wondering, why nobody has posted this band before.
casino war

Recently Viewed Topics




© 2015