Xhemi dhe Ledioni kalojnë kohë bashkë edhe jashtë ekranit - TopicsExpress



          

Xhemi dhe Ledioni kalojnë kohë bashkë edhe jashtë ekranit televizionit, ndaj paparaci ynë e ka pasur të thjeshtë t’i fotografojë ndërsa po lëviznin nga një lokal përballë “Top Channel”, ku ishin ulur për një kafe pas provave. Xhemi Shehu dhe Ledion Liço të dielën u shfaqën si bashkë prezantues të programit “E diell” në “Top Channel”, së bashku me mikeshën e tyre të njohur, Arbana Osmani. Në karrierën që kanë në këtë televizion, kjo është hera e parë që tre miqtë e mirë në jetë të jenë bashkë në një projekt të rëndësishëm televiziv. Miqësia që kanë me njëri-tjetrin i bën të jenë më spontanë në moderimin e këtij formati me orar të zgjatur, ku shpesh lind nevoja edhe për improvizime. Le të shohim se si do të na surprizojnë Xhemi, Arbana dhe Ledioni të dielave në vazhdim me rubrikat e tyre në “E diell”. Për sa i përket look-ut, ata na shfaqen pothuaj të tre me ngjyrën e çelur të flokëve, që është dhe ngjyra tendencë për këtë vit.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 17:33:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015