Yjet e ekranit turk të pranishëm në varrimin e Tuncel - TopicsExpress



          

Yjet e ekranit turk të pranishëm në varrimin e Tuncel Kurtiz Aktori i famshëm turk, Tuncel Kurtiz, i cili ndërroi jetë para dy ditësh në Stamboll, të dielën është varrosur në fshatin e familjes së tij, Camlibel, që gjendet në afërsi të provincës Balikesir. Në varrimin e tij ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish, si edhe personalitete të njohura të skenës politike, shoqërore dhe kulturore në Turqi. Ndër aktorët e njohur turq të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin emra, si Halit Ergenc, Kivanc Tatlitug, Kenan Imirzalioglu, Okan Yalabik, Yilmaz Koksal, Tarik Akan e të tjerë. Për shkak të numrit të madh të të pranishmëve në funeral, rruga e fshatit ka qenë e mbyllur për trafikun. Kurtiz, i cili ka prejardhje boshnjake nga nëna, kurse babai i tij ishte një zyrtar turk me prejardhje nga Selaniku, kishte lindur në vitin 1936 në Izmit të provincës Kocaeli, ndërsa gjatë karrierës ka punuar si skenarist, aktor dhe regjisor. Ai ka performuar në skena të ndryshme në teatrot në Turqi, Suedi, Gjermani dhe Angli. Gjatë karrierës ka fituar çmime të ndryshme si aktor dhe si skenarist. Një nga rolet më të rëndësishme ka qenë ai në filmin “Suru” dhe pastaj në serialet e shumta televizive. Te ne u bë i njohur me rolin e Ramiz Karaeskit në serialin “Ezel”, i cili ka qenë njëherësh roli i tij më i rëndësishëm në vitet e fundit krahas rolit në serialin “Muhtesem Yuzyil” që flet për Sulltan Sulejmanin.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 06:36:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015