Zamparini: Portieri i Palermos është Ujkani E ardhmja e Samir - TopicsExpress



          

Zamparini: Portieri i Palermos është Ujkani E ardhmja e Samir Ujkanit mbetet Palermo në Serinë B, pavarësisht se për portierin shqiptar janë interesuar skuadra të tjera të futbollit italian, por edhe në kampionate të tjera europiane si në Belgjikë apo Francë. Është presidenti I sicilianëve Mauricio Zamparini që heq cdo dyshim, duke deklaruar se 25-vjecari do të jetë titullari i portës së Palermos. “Sorrentino vështirë se do të qëndrojë te Palermo, ndoshta mund të shkojë te Fiorentina, Alternarivat? E kemi në shtëpi, është Samir Ujkani. Neve na duhet një portier I dytë, meqenëse është larguar edhe Benussi” Zamparini i konsideron të pavend kritikat ndaj portierit të kombëtares shqiptare, i cili gjatë fazës së parë të sezonit të kaluar luajti titullar te Palermo, para se të transferohej te Kievo “Ata që e kritikojnë kuptojnë shumë pak nga futbolli. Ai është një portier shumë I mirë” Ujkani mbeti jashtë listës së kombëtares kuqezi për ndeshjen me Armeninë për arsye dëmtimi, gjithsesi De Biazi shpreson ta ketë në dispozicion për dy transfertat e rëndësishme me Slloveninë dhe Islandën në kuadër të eliminatorevetë Botërorit Brazil 2014. Burimi:Supersport
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 16:27:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015