Zhvillimi dhe implementimi i ndërmjetësimit dhe drejtësia - TopicsExpress



          

Zhvillimi dhe implementimi i ndërmjetësimit dhe drejtësia restauruese në të drejtën penale. Duke pasur parasysh Rezolutën nr. 33 të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara të datës 21 korrik të vitit 1997, të titulluar “Elementet e parandalimit të përgjegjshëm të krimit; standardet dhe normat”, si dhe rezolutën, me anë të së cilës u është rekomanduar shteteve anëtare që të përdorin mjete miqësore për zgjidhjen e atyre konflikteve që kanë të bëjnë me vepra penale me rrezikshmëri të vogël, për shembull, duke përdorur ndërmjetësimin, pranimin e kompensimit civil ose të marrëveshjes për kompensim dhe për të konsideruar përdorimin e masave të tjera si shërbimi në komunitet si një mënyrë alternative nga ajo e burgimit.29 Me një vëmendje të veçantë të shprehur në Rezolutën 52/90 të datës 12 dhjetor 1997, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara riafirmoi përparësinë lidhur me bashkëpunimin teknik dhe shërbimet këshilluese në fushën e parandalimit të krimit, si dhe në fushën e drejtësisë restauruese. Gjithashtu, duke u bazuar edhe në instrumentet ekzistuese rajonale, duke përfshirë edhe rekomandimet e Këshillit të Europës nr. (85) 11, lidhur me pozitën e viktimave në të drejtën penale dhe atë të procedurës penale, dhe nr. (98) 1 mbi ndërmjetësimin në familje, është vlerësuar se: 1. Ndërsa një numër veprash penale me rrezikshmëri të vogël përbëjnë rrezik për sigurinë e qytetarit, mekanizmat tradicionalë të dhënies së drejtësisë nuk parashikojnë gjithmonë një përgjigje të përshtatshme dhe përgjigje në kohë ndaj këtyre dukurive, qoftë nga këndvështrimi i viktimës ose e parë në këndvështrimin e dënimeve të përshtatshme dhe të duhura; 2. Një mënyrë e rëndësishme e zgjidhjes së konflikteve me rrezikshmëri të vogël mund të realizohet në raste të caktuara nëpërmjet ndërmjetësimit, si dhe mjeteve të drejtësisë restauruese, sidomos të mjeteve, të cilat, nën mbikëqyrjen e autoritetit kompetent, lehtësojnë takimin ndërmjet të akuzuarit dhe të dëmtuarit akuzues, nxisin kompensimin për dëmtimet e shkaktuara ose ofrimin e shërbimeve në komunitet; 3. Ndërmjetësimi dhe proceset e drejtësisë restauruese mund të sjellin përmbushjen e dëshirës së viktimës, si dhe parandalimin e sjelljes së paligjshme në të ardhmen dhe mund të përfaqësojnë një alternativë të mundshme në rastet e burgimit me afat të shkurtër, si dhe në rastet e gjobave;
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 18:29:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015