Zmadhimi I prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Cfarë - TopicsExpress



          

Zmadhimi I prostatës (hiperplazia e prostatës beninje) Cfarë është hiperplazia e prostatës? Zmadhimi I organit të prostatës dhe presioni I bërë në rrugët urinare quhet ndryshe Hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës.Fillon të shfaqet pas moshës 30 vjec dhe në moshën 60 vjec pothuajse 50 % e meshkujve ka zmadhim të organit të prostatës, ndaj mund të quhet ndryshe edhe si “mallkimi” i meshkujve të moshuar.Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra.Eshtë një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen ureter.Urina nëpërmjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të japë ndjesinë e urinës.Gjatë fazës së urinimit fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina kalon nëpër penis dhe del jashtë. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.Ndaj në qofte se është rritur organi I prostatës rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe dalin probleme gjatë urinimit. Cilat janë problemet e zmadhimit të prostatës? Prej bllokimit të rrugëve urinare dalin këto shqetësime: -pas urinimit ndjesia e moszbrasjes së urinës. -dalje e shpeshtë në urinë -dalje më shpesh natën në urinë (nokturi) -urinim me ndërprerje -Urinim me shtrëngim barku -Zvogëlim në rrjedhjen e urinës Eshtë zmadhimi I prostatës një lloj kanceri? Jo.Kanceri I prostatës dhe hiperplazia (zmadhimi) i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Trajtimi I tyre është shumë I ndryshëm, ndaj duhet të bëhet ndarja nga njera-tjetra e këtyre dy sëmundjeve. Për ndarjen e këtyre sëmundjeve përdoret analiza e PSA dhe egzaminimi me rektal me gisht. Cilat janë arsyet që zmadhohet prostata? Në zmadhimin e prostatës arsyet kryesore janë: Rritja e hormonit mashkullor sic është testosteroni dhe rritja e moshës në vite. Përse duhet trajtuar zmadhimi I prostatës? Sepse po nuk u trajtua si problem me kalimin e kohës duken infeksione të rrugëve urinare, gurë në vezike dhe pacienti mund të shkojë deri në mosfunksionim e veshkave sic duhet (insuficiensë renale) Cili është trajtimi I zmadhimit të prostatës? Për cdo pacient mënyra e trajtimit mund të ndryshojë.Ka dy lloje trajtimesh. Kirurgjia e prostatës dhe trajtimi me ilace. Në kirurgjinë e prostatës ditët e sotme teknika më e përdorur është *Prostatetektomi transuretrale* ose TUR-P. Me anestezi gjenerale ose spinale duke u futur nga uretra me një mjet që quhet rezektoskop bëhet zhbllokimi i gjëndjes së shkaktuar nga zmadhimi I prostatës. Nga dizavantazhet mund të përmendet që pas këtij operacioni sado me përqindje të ulët mund të ketë impotencë ose humbje të ejakulacionit. Opsionet e tjera për operim janë operacionet e hapura dhe prostatektomia me lazer. Ilacet e përdorura për prostatë tentojnë në zgjerimin e uretrës dhe në ndikimin e hormoneve të prostatës për zgjerimin e muskujve të drejtë të uretrës. Si bëhet diagnostikimi I zmadhimit të prostatës? Diagnoza vendoset patjetër nga një urolog. Zmadhimi prostatës kontrollohet me gisht nga rektumi dhe shihet presioni ose shpejtësia e urinës me një test që quhet uroflowmetri si dhe bëhet analiza e gjakut PSA. Pas analizave të bëra urologu mund të vendosë që t’ju marrë në ndjekje të sëmundjes për një periudhë të gjatë pa patur nevojë për një ndërhyrje.Por në rast që simptomat janë të shpeshta atëherë fillohet trajtimi me ilace ose pacienti mund ti nënshtrohet kirurgjisë së prostatës. Ilacet alfa-bllokues Këta ilace relaksojnë muskujt e drejtë në prostatë dhe fshikëzën e urinës.Bëjnë që pacienti të urinojë më lehtë. Në një grup tjetër ilacet mund të ndikojnë në hormonet e prostatës dhe duke I bllokuar ato bën që prostata të ketë një zvogëlim të lehtë. Kujdes! Para se të flini gjumë boshatiseni fshikëzën e urinës. Pini rreth 8-10 gota ujë në ditë,por jo 2-3 ore para se të flini gjumë. Kujdes me ilacet antihistaminike që hapin hundet, mushkëritë dhe gjendjen gripale sepse mund të kenë efekte anësore si urinim me vështirësi. Mundohuni të mbani larg stresin Rrini larg pijeve me kafein, alkool, kripë të tepërme dhe ushqime me acide të tëpruara. Të pakten një herë në vit bëni një kontroll urologjik te urologu për prostatë. Përgatiti: Dr.Ajet Xhafa Kirurg Urolog Diplomuar si mjek i përgjithshëm në Shtator 2006, Fakulteti i Mjekësisë, Akademia ushtarake e mjekësisë e Gulhanes, Ankara, Turqi. Specializuar në profilin e Urologjisë në 2011, në Gulhane Askeri Tip Akademisi ( GATA), Ankara, Turkey. Akademia ushtarake e mjekësisë e Gulhanes, Ankara, Turqi. Që prej muajit Qershor 2012 e në vazhdim, Kirurg Urolog në Spitalin Amerikan Prishtinë. Për më shumë informacion na kontaktoni në 042 35 75 35 (Tiranë) 038 221 661 (Prishtinë) Spitali Amerikan, Përqafoje jetën!
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 08:19:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015