Zyrtarët amerikanë kanë dalë në përfundimin se sulmet me - TopicsExpress



          

Zyrtarët amerikanë kanë dalë në përfundimin se sulmet me armë kimike në Siri janë ndërmarrë nga qeveria siriane, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara ditën e mërkurë. “Kemi shqyrtuar të gjitha provat, nuk besojmë se opozita siriane zotëron armë bërthamore, apo armë kimike të këtij lloji. Nuk besojmë se, duke parasysh sistemet e lëshimit të tyre nëpërmjet përdorimit të raketave, opozita të ketë kryer këto lloj sulmesh. Kemi dalë në përfundimin se qeveria siriane është përgjegjëse për sulmet kimike të javës së kaluar në Siri. Kështu që, meqë ka ndodhur ajo që dyshohej nga të gjithë, ata do të duhet të përballen me pasojat e ndërkombëtarëve”, tha Obama theksoi gjithashtu se ende “nuk ka marrë një vendim”, nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë mbi bazën e një sulmi të kufizuar ushtarak, apo një sulm ushtarak me kohëzgjatje të kufizuar në Siri. Komentet e tij vijnë në një ditë, gjatë së cilës ka pasur shumë përplasje prapa skenave në OKB. Britania ka nxitur anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë, të adoptojnë një rezolutë, e cila do të autorizonte masa në mbrojtje të civilëve në Siri. Gjithsesi, aleatët e Sirisë, Rusia, ka refuzuar të pranojë rezolutën, kështu që takimi nuk prodhoi një fund të grindjeve diplomatike, që e kanë karakterizuar për një kohë të gjatë OKB-në në lidhje me pozicionin e tyre ndaj Sirisë. Departamenti amerikan i Shtetit kritikoi “papajtueshmërinë e Rusisë” dhe tha se nuk do të lejonte paralizën diplomatike të shërbente si një mburojë për lidershipin sirian. Kritikët kanë ngritur pyetje se për çfarë qëllimesh do të shërbente një ndërhyrje e limituar ushtarake në Siri, por Obama tha se do t’i dërgonte qeverisë së Bashar al-Assad “një sinjal tepër të fortë, se do të ishte më mirë të mos i përdorte më kurrë armët kimike”. Shtetet e Bashkuara presin ende rezultatet e inteligjencës, të cilat sipas tyre provojnë se qeveria e Assad është fajtore për përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që inspektorët e OKB-së janë ende duke hetuar brenda kufinjve të Sirisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se atyre u duhen edhe 4 ditë të tjera për të përfunduar hetimet.
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 06:53:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015