#edirama per ty Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, - TopicsExpress



          

#edirama per ty Sapo ke prezantuar këngën tënde më të re, që vjen si një revoltë personale ndaj liderit tek i cili besoje, Edi Rama… Si lindi “Zemërthyer”? Pse kjo kthesë në bindjet e tua? Në momentin që ideali për të cilin kam kontribuar dhe sakrifikuar këto vite shkelet dhe përbuzet, unë nuk ndjej më pengesa për të ndjekur i lirë, si çdo artist tjetër karrierën dhe qëllimet e mia, gjë që në ndryshim nga shumë kolegë të tjerë, kam refuzuar ta bëj për shumë vjet. Kënga është krijuar nga çdo gjë që ka ndodhur këto vite. Pse erdhi pikërisht në kohë fushate dhe jo më herët kjo këngë? Sepse ky ishte momenti i duhur për të dhënë këtë mesazh. Për të goditur duhet të gjesh kohën, kjo mendoj se ishte koha e përshtatshme për ta bërë këtë. A ka dorë PD-ja në këtë këngë, sepse kështu po flitet? Atyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë dhe e mendojnë këtë u them se unë thashë vetëm të vërtetën. Nuk e bëra për të mirën e dikujt këtë. Ndërsa për pjesëmarrësit në mitingun e 21 janarit që mendojnë kështu, u them se ndryshe nga unë e shumë të tjerë nuk kanë dalë në protestë për idealin, por për pushtet, pasi nuk ka si të mos e shohin atë që po ndodh. Përse t’u thye zemra, për çfarë arsyeje? Pazari që u bë ishte zhgënjyes për të gjithë ne idealistët që dolëm më 21 janar… Ai na tradhtoi. Çfarë e bën tradhtar Edi Ramën sipas teje? Kë tradhtoi ai? Njerëzit që dolën në demonstratë e dinë shumë mirë se kundër kujt dolën dhe ajo që morën ishte një bashkim me ata, të cilët ne dolëm të kundërshtonim. Si u ndjeve kur e dëgjove “Ku ka si Tirona” në hapjen e fushatës së Ramës në Tiranë? Më erdhi për të qeshur, sepse për vetë drejtuesit e Partisë Socialiste ishte e papritur dhe pashë që iu doli pak situata jashtë kontrollit. Kur ka qenë hera e fundit kur ke kontaktuar me Ramën? Nuk e mbaj mend. A je ndjerë ti i përdorur prej tij? Më shumë se çdo gjë tjetër jam ndjerë i zhgënjyer nga Rama. Ke pasur reagime nga PS, ose nga vetë lideri i opozitës pas publikimit të këngës? Këtu nuk ka vend për reagime. Unë nuk shpifa gjë, nuk bëra asnjë montazh dhe nuk thashë asnjë gënjeshtër. Çdo fjalë e thënë në atë këngë është e vërteta. Po cunat e “West Side Family” çfarë të kanë thënë? Nuk kam folur ende me çunat, por ata janë miqtë e mi dhe jam i bindur që e kuptojnë më mirë se çdokush tjetër dhe që më mbështesin në këtë veprim… Në një nga vargjet e këngës të shkruar prej teje ti thua “Dikush më tha rri urtë, thashë me mirë mos flas…”. Ç’keni dashur të thoni me këtë? Keni pasur kërcënime për të mos dalë kundra Ramës? Në Shqipëri është e zakonshme që të të thonë “rri urtë, ç’të duhet ty”. Por ja që duhet ndonjëherë të tregosh guximin që disa njerëz nuk e kanë.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 12:04:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015