..gezim gemistt. LUMTURIA.....!!! Jam pjesë e jetës dhe e atyre - TopicsExpress



          

..gezim gemistt. LUMTURIA.....!!! Jam pjesë e jetës dhe e atyre që besojnë në fuqinë e dashurisë. Unë jam e martuar, nuk e dinit ? Jam e martuar me Kohën. Koha është përgjegjëse për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Ndërton zemrat, mjekon ato të plagosurat, fiton mbi trishtimin...! Ne të dy kemi edhe tre fëmijë : Miqësinë, Mençurinë dhe Dashurinë...fëmijë të bukur! Miqësia është vajza e madhe. Një vajzë e bukur, e sinqertë dhe e gëzuar. Ajo i bashkon njerëzit, nuk ka asnjë qëllim për të lënduar! Pastaj vjen Mençuria. Mençuria, inteligjente dhe me parime morale. Ajo është më afër Kohës, ecin gjithmonë bashkë! E fundit është Dashuria! Dashuri - Puthje Ahh sa në lëvizje më vë ajo ! Është kokëfort , ndonjëherë dëshiron të jetojë vetëm në një vend të caktuar...dhe herët e tjera thotë që është lindur për të jetuar në dy zemra dhe jo vetëm në një. Ehh, Dashuria është shumë e ngatërruar ... Kur fillon të bëjë dëme, unë menjëherë thërras Kohën, për të mbyllur plagët e shkaktuara nga ajo... Një njeri më tha një ditë: Në fund çdo gjë rregullohet në një mënyrë apo në një tjetër ..Nëse ato nuk janë rregulluar akoma ne nuk kemi arritur ende deri në fund! Prandaj ju them kini besim në familjen time... ! Kini besim te Koha.... ! Kini besim te Miqësia.., Mençuria dhe mbi të gjitha te vajza ime Dashuria .....! Nëse ju keni besim në to atëherë të jeni të bindur se unë Lumturia do trokas një ditë në derën tuaj
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 19:15:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015