ka disa dite qe po flitet per demontimin e armeve kimike dhe eshte - TopicsExpress



          

ka disa dite qe po flitet per demontimin e armeve kimike dhe eshte perhapur panik me kot. Asgje nuk ndodh gjate demontimit te LHL. Shqiperi edhe me pare ne 2003-2007 eka kryer kete proces nepermjet programit Luar dhe asgje nuk ka ndodhur. Te mos harrojme se Shqiperia ka patur po ato LH qe ka edhe Siria, madje edhe si sasi. Shperberja e tyre, behet me reaksion kimik. Lenda qe do te hyj ne reaksion me LHL, e kthen ate ne nje lende te pademshme. Ne po bejme gjithe kete zhurme por pse nuk protestojme per metarlugjikun e Elbasanit qe hedh ne ajer tonelata lendesh helmuese. Pse nuk bllokoni rafinerine e Ballshit qe e mbyt ajrin me squfur, nje LH shume e rrezikeshme. Pse nuk bllokoni industrine e prodhimit te bojes qe eshte shtrire gjithandej dhe emeton lende helmuese te fuqishme. Pse nuk bllokoni prodhimin e cimentos dhe te gelqeres qe bejne nje ndotje masive te flores dhe faunes. E pra, procesi e dezaktivizimit dhe shperberjes me reagente kimik te LHL eshte shume e shume here, me pak demtues se sa shembujt e industrise qe permenda me siper. Dhe perfitimet e Shqiperise do te jene kolosale. Behet fjale per miliarda dollare. Së fundi, Shqipëria ka nevojë të ngrejë prestigjin dhe besueshmërinë e vet ndërkombëtare nëpërmjet bërjes pjesë e zgjidhjes së një nga krizave më serioze ndërkombëtare të viteve të fundit. Shqipëria nuk mund të kërkojë të jetë pjesë vetëm e tryezave ndërkombëtare në të cilat kërkohet ndonjë kredi më shumë, apo ndonjë fond grant më tepër për rrogat dhe pensionet. Pas 100 vjetëve histori shtetërore dhe konsolidimit të shtetit, ka ardhur koha që Shqipëria të bëjë detyrat e veta për paqen dhe sigurinë e botës.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 16:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015