mm`mungOn Ajo kkOh Me mungon ajo kohe kur nuk shqetesoheshim - TopicsExpress



          

mm`mungOn Ajo kkOh Me mungon ajo kohe kur nuk shqetesoheshim per dieta te kota, kur vishnim ate qe na dilte perpara, kur floket ishin ato per te cilat me pak shqetesoheshim, kur dilnim nga shtepia ashtu sic ishim, pa pasur nevoje te rrime gjysme ore para pasqyres, kur gjunjet ishin plot plage kur sekretet tona me te medha ishin nje note e keqe e patreguar, kur per te thene nje fjale te piste duhej shume guxim, kur zenkat ishin vetem per lojerat, kur hiqnim syte nga ekrani sapo shihnim puthje te televizor, kur numeronim deri ne tre ne nje gjuhe tjeter dhe na dukej se e dinim te gjithe. Ishte koha kur ditari mbante shkrime kaq te pafajshme qe tregonin si ja kishim kaluar ne shkolle, kur jasteku ishte i thate dhe kujtimet i harronim shpejt. Ishte koha kur lexonim Hirushen e Borbardhen dhe enderronim me to. Ishte koha kur vizatonim me shkopinj ne toke, kur ktheheshim ne shtepi me gjithe balten e lagjes ne rroba e fytyre. Kur "dhimbja" ishte fjale e panjohur dhe kur zemra sherbente vetem per te jetuar. Thjesht me mungon ajo kohe... ♥ #valida
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 19:11:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015