psh fansa a jeni gati Kapitulli nr 1 "Parajse mes ferrit" Ishte - TopicsExpress



          

psh fansa a jeni gati Kapitulli nr 1 "Parajse mes ferrit" Ishte viti 1977 data 20 maj dite e hene, ne shtepine e Tonit 12 vjecar festohej lindja e motres tij Elenes! Nena e cila quhej Luiza kishte lindur 5 dite me pare dhe tani gjendej ne shtepi shendosh e mire, Babai Tonit ishte Umberto nje burre i ndershem puntor i cili shikonte vetem punen e tij dhe nuk ngatrrohej me asnje! Ishte tipik babai dashur dhe i sjellshem, heroi Tonit! Toni ishte krenaria e te atit sepse ne shkolle mesonte dhe ishte i edukuar madje mundohej te ndihmonte te emen ne shtepi me punet. Nena Luiza ishte nje femer e bukur qe e kishte ne sy i gjithe fshati madje shume pasanike ishin munduar ta benin per vete me pasurine e tyre por ajo nuk ishte femer qe i pelqente pasuria, ishte e lumtur me Umberton dhe Tonin, tani qe ishte bere me nje vajze ishte akoma me e lumtur. Familja Tonit ishte e varfer por e ndershme, kishin nje shtepi te vogel pak larg fshatit dhe jetonin te qete! Familja per te ishte gjithcka qe kishte dhe motra tij e vogel me syte e paster kristal ishte dashuria tij me e madhe. Ne fillim u ndihej xheloz sepse prinderit filluan ti kushtonin shume vemendje vajzes te vogel dhe ai ndihej si i lene pas dore por kur e shikonte aq te vogel dhe te bukur kuptoi se nuk kishte pse te ndihej i kercenuar sepse ajo ishte motra tij dhe ashtu si prinderit dhe ai duhej ta trajtonte me dashuri! Ato 5 dite cdo mengjes ngrihej nga krevati tij dysheku i te cilit ishte mbushur me kashte dhe vraponte ne dhomen e prinderve te puthte motren e vogel. Rralle here dilte ne fshat sepse moshataret e tij e tallnin dhe nuk e linin te luante beshke me to keshtuqe ai qendronte sa me larg te tjerve duke krijuar karakterin e tij serioz dhe pak nevrik. Sa here qe dilte ne fshat ose kthehej i gjakosur ose i bere me balte nga femijet e tjere, kjo gje ndodhte vetem sepse ishte i varfer dhe i ndershem, kjo nuk ndodhte vetem me ate por me te gjithe femijet e varfer te cilet keqtrajtoheshin nga femijet e pasanikve madje dhe nga vete pasaniket! Gjithcka ishte per te qeshur dhe per kete vuanin femijet e pambrojtur, prinderit te pafuqishem per te bere dicka keshillonin femijet qe mos dilnin ne qender te fshatit! Por Toni ishte rebel dhe pse nuk dilte jashte shume ne brendesi te tij rritej deshira per rebelim kundra te gjithve por kontrollonte veten per hir te prinderve sepse nuk donte ti hapte probleme me pasaniket te cilet kishin pushtetin dhe fundja cfare mund te bente nje femije 12 vjecar! Familja tij nuk i kishte rene askujt ne qaf, asnje nuk kishte pare keq nga i ati apo nga nena tij por dikush do i bente keq atyre dhe pikerisht ate dite, diten e hene 20 maj kur me pak gje qe kishin ne dispozicion po festonin sepse u shtua dhe nje tjeter femije ne familjen e tyre! - Do qe ta mbush dhe nje gote Umberto ? - e pyet Luiza te shoqin - Dhe nje do pi pastaj do fle se neser kam shume pune - thote Umberto i cili ishte bere tap dhe me zor fliste! Tonin e kishte zene gjumi ne shtratin e tij te vogel dhe flinte si nje engjell i vogel! Luiza ishte e lumtur per femijet qe zoti i kishte dhene, te shendetshem dhe te forte pa asnje difekt shendetsor! Disa kembe kuajsh godisnin fort token dhe afroheshin cdo sekonde dhe me shume ne shtepine e vogel te Umbertos! Luiza mbajti vesh per nje sekond, me broken ne dore e cila po i dridhej dhe me fytyren qe u friksua pyet Umberton - E degjon ? Dikush po afrohet me shpejtesi e ndjej nuk eshte dicka e mire - Je bere paranojake grua qekur dogjen ate shtepine para dy muajsh dhe thane se kishin pare disa njerez me kuaj te zinj - thote Umberto dhe ktheu goten me fund - Duhet te fshehim femijet e di une e ndjej qe nuk eshte gje e mire - peshperin ajo dhe zgjoi Tonin nga gjumi Para dy muajsh ne anen tjeter te fshatit nje grua u dogj e gjalle brenda ne shtepine e saj, disa njerez thonin se kishin shikuar njerez me kuaj teedhenj te cilet iken me shpejtesi ndersa disa thonin se dogji veten ngaqe ishte e pandershme! Sa donte te fuste femijet ne qilar Luiza ktheu koken dhe ne dere dalloi nje hije qe po levizte, pastaj nje tjeter hije ne dritare. Zemra filloi ti rrihte shume, zemra e nje nene gjithmone e parandjen rrezikun e femijve! Dera ra pertoke dhe nje burre me shami te zeze ne koke qendronte para deres, ne dore mbante nje thike the madhe, Toni u tremb ndersa Umberto u ngrit ne kembe, mbrapa burrit u shfaqen dhe 3 burra te tjere me te njejten veshje dhe fytyren e mbuluar, dukej sikur djalli ishte futur ne shtepi! Luiza bertiti e friksuar nderkohe qe burri pare hodhi nje hap duke shkelur mbi deren e kalbur e cila gjendej ne toke e thyer ne dysh! - Hmm era bukuroshe - thote ai duke ngritur koken larte dhe nuhaste ajrin.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 20:26:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015