xhamitetiranes KRITIKA NDAJ NJERËZVE TË MASHTRUAR! Njerëzit - TopicsExpress



          

xhamitetiranes KRITIKA NDAJ NJERËZVE TË MASHTRUAR! Njerëzit më të mashtruar janë ata të cilët janë joshur nga jeta e dynjasë dhe kënaqësia e shpejt e saj. Ata kanë preferuar këtë botë mbi jetën e botës tjetër. Madje, disa prej tyre thonë: “Dynjaja është si shperblim në dorë,kurse bota tjetër është si shpërblim I vonuar.Shpërblimi në dorë është më I dobishëm sesa shpërblimi I vonuar.” Disa të tjerë thonë:”Më mir një thërrmi të shpejtë sasa një perlë të prmetur.” Ndersa disa të tjerë shprehen me fjalë:’Këaqësit e kësaj bote janë të sigurta, kurse ato te botes tjetër janë të dyshimta, kështu që mos e braktis të sigurten për hir të asaj që është e dyshimt.” Këto mendime janë mashtrimet dhe trillimet më të mëdha të Shejtanit. Edhe kafshët janë më të logjikshme se kaq, sepse kur kanë frikë nga dëmi I diqkaje, ato nuk I afrohen asaj edhe sikur t’I godasësh. Nëse ndonjëri prej këtre njerëzve beson tek Allahu, tek I Derguari I Tij, te takimi me Të dhe te shpërblimi I Tij, ai do të jetë prej njerëzve më të dëshpëruar, sepse e ka bere me dijeni të plotë. Por, nëse nuk beson tek Allahu dhe tek I Dërguari I Tij, atëherë ai është shumë më largë. Thënies së tyre: “Shpërblimi në dorë është më I dobishëm sesa shpërblimi I vonuar.”, ne I përgjigjemi duke thënë se, nëse do supozonim se shpërblimi në dorë është I njejt me atë ëe do të bëhet më vonë, atëher ajo qe shpërblehet në moment është më I mirë , por nëse nuk janë të njejtë, atëher shpërblimi I mëvonshëm është më I madh, më I mirë dhe më I hajrrit. Atëherë, si mund te ndodhë kështu, kur e gjithë jeta e kësaj bote, nga fillimi deri në fund të saj, nuk është një frymëmarrje në krahasim me boten tjetër? Imam Ahmedi dhe Et-Tirmidhiu transmetojnë nga El-Musteurid Bin Shedadi se Profeti (s.a) ka thënë : “Jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është sikurse masa e ujitë që merr një njeri kur fut dorën e tij në det.”154 Pra, të preferohet shpërblimin e shpejt mbi atë të vonuarin është nga mashtrimet më të mëdha. Nëse kjo është masa që zë dynjaja në krahasim me botën tjetër, atëher si mund të jetë jeta e njeriut në krahasim me Ahiretin? Cila duhet të jetë më e rëndësishme për njeriun që ka mend? A është më mirë të prefërosh të shpejtën në këtë periudhë të shkurtër apo të privohesh përjetësisht nga e mira në botën tjetër? Kurse, per thënjen tjetër: “Mos e braktis të sigurten për hir të asaj që është e dyshimt.”, ne përgjigjemi: Ose je në dyshim për premtimin e Allahut, per bercenimin e Tij dhe vërtetësin e të derguarve, ose je shumë I sigurtë rreth tyre. Neëse është kjo e fundit, atëher dije se ke marrë vetëm një thërrim që kalon shpejt në vend të një gjëje të sigurtë, për të cilën nuk ka asnjë dyshim. E nëse ke dyshime, atëher riketheju edhe një herë argumenteve të Zoti që tregjnë për ekzistencën e Tij, për forcën dhe dëshirën e Tij, për njësimin e Tij dhe për vërtetesinë e të dërguarve. Pastrohu, shiko dhe diskuto për hir të Allahut, derisa të të bëhet e qartë se argumentet që sollën të dërguarit rreth Allahut, janë e vërteta. Nëse njeriu vëren me kujtes gjendjen që në fillesat e tij, që është sa një pikë ujë derisa të jetë plotëësur, me kalimin e kohes do t’I bëhet e qartë se cili është Ai që është kujdesur për të dhe që e ka kaluar në këto etapa. Nuk do të ishte aspak e përshtatshme që ta nënvleftësonte dhe ta braktiste këtë njeri kudo, e as të mos e urdhëronte apo ta nalonte, të mos ia bënte te ditur të drejtën e tij apo të mos e shperblente dhe dënonte. Nese njeriu do të tregohej më I vëmendshëm, atëher ai do ta kuptonte se qdo gjë që sheh dhe që nuk e sheh, është argument për njësimin, profecinë, diten e gjykimit dhe kuranit. Argumentimin e bazuam ne librin “ Betimet në Kuran”155 me thënien e Allahut: “ Pra, Unë betohem në atë që e shihni dhe në atë që ju nuk e shihni! Me të vërtet, ai (Kurani) është fjalë që e lexon I dërguari bujar.”156 Një pjesë të kësaj e kemi bazuar te thënia e Allahut: “ Po në vetet tuaja, a nuk shikoni?” 157 sepse njeriu ështe argument I vetvestes për ekzistencen e Krijuesit dhe njësimin e Tij, për vërtetësin e thënieve të të dërguarve të Tij dhe argumentimin e cilësive të Tij. Kështu, duhet qartë se ky I humbur është I mashtruar në të dyja aspektet, në atë të miratimit e besimit të palëkundur dhe në aspektin e përgënjështrimit e të dyshimit. Si mund të mendosh që njeriu ka besim të patundur për takimin me Allahun, për Xhenetin dhe Zjarrin, nderkoh që nuk vepron në përputhje me këtë besim? A është prej natyres njerëzore që robi ta dijë se atij I kërkohet që nesër të paraqitet ërpara mbretëve, për t’u denuar me dënimin më të rëndë ose për t’u shpërblyer me shpërblimin më të madh, ndërko që e ngrys natën I shkujdesur, I pavëmendshëm, duke mos u përgatitu për këtë takim dhe duke mos u frikësuar për të? Mund të thuhet se më të vërtet, kjo është një pyetje e saktë e cila u drejtoet shum prej njerëzve dhe harmonia e këtyre dy qëndrimeve është prej, ku njëra prej tyre është dija e paktë dhe siguria e pamjaftushme (rreth jetës ne botën tjetër ). Ai që mendon se dija nuk është e niveleve të ndryshme ka gabuar rëndë. Ibrahimi (salAllahu alejhi ëe selam) I kërkoi Zotit që t’I ngjallte të vdekurit para syve të tij. Këtë gjë e bëri sepse ishte I sigurtë për fuqinë e Zotit, por donte që zemren e tij ndihej më e qetë se ajo që njihet si e fshehtë, të dëshmohej me sy.158 Në “El-Musned”159, imam Ahmedi transmeton se I Dërguari I Allahut (s.a) ka thënë: “Ai që njoftohet, nuk është si ai që nuk ka parë.” Nëse dija e dobët e një njeriu shoqërohet me moszbatimin e saj, me mungesën e pranisë së saj në zemër, me përkushtimin ndaj veprave me të cilat ajo bie në kundërshtim, duke I shtuar gjithashtu edhe deformimin e natyres njerëzore, triumfet e epshit, joshjet e Shejtanit, vonesës e premtimit, shpresën e gjat,pavëmendjen bajate, dashurinë ndaj të shpejtës dhe lejen për komente, atëher ky njeri nuk mund ta rujë besimin e tij. Ky është shkaku përse njerzit ndryshojnë në besimdhe punë, derisa në zemrën e disa prej tyre të mbesë vetëm një grimcë besimi. Të gjitha këto shkaqe e kanë burimin te dobësia e largpamësisë fetare dhe e durimit. Për këtë, ALlau I ka lavdëruar njerëzit me besim të palëkundshëm dhe të durushëm, duke I emëruar si imamët e fesë. Allahu aze ëe xhel thotë: “Dhe prej tyre Ne bëmë imamë (prijës) që me urdhërin tonë udhëzojnë, (dhe kjo ndodh) kur ata duruan dha patën besim të palekundur në argumentet tona.”160
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 21:16:50 +0000

Trending Topics



Cyber Monday 2014 TCB Atomic Ball set of 6 (SET) Best Cyber

Recently Viewed Topics




© 2015