youtube/watch?v=u6hye3iRZIADJEMTE E NENES….. Oh, moj verë, jam - TopicsExpress



          

youtube/watch?v=u6hye3iRZIADJEMTE E NENES….. Oh, moj verë, jam e vetmuar, mezi prisja që të vije të kthehen zogjtë tek klloçka dhe fëmijët e fëmijëve oh,moj verë mesi të prisja, por më mirë mos të kishe ardhë erdhën e ikën fëmija e me ta s’ndrrova një fjalë. Nipi i madh nga Amerika murmëriste fjalë plotë unë e zeza përveç”plis”,asnjë fjalë s’kuptova dot e pyes djalin,”biri i nënës, ku punon në bujqësi? se yt bir fjalën”plis”e shqipëton për mrekulli.” Tjertri erdhi nga Greqia,doja në gjoks ta shtrëngoja “kalimera”,me thosh ai,e zeza …kalin ç’e doja? me ç’ta mbaj, ç’ti ngarkoja, s’kam as misër e as grurë bosh shtëpia në çdo qoshe,kalon miu e thyen hundë. Tjetri më erdhi nga Italia, i këndova”bir , mjalt bir” “muta, muta”, ai më tha,ngela me sy shqyer ngrirë Ç’eshte kjo fjalë,qe i thuhet nenes e më dolën pika lotë “ai me thotë,…”hesht”…italisht”,kthehet djali rëndë, më thotë. Ah,moj verë,ç’më thanë djemtë,do ta them s’e nuk duroj po desha të shof fëmijët,gjuhët e huaja të mësoj, ata janë “modernizuar”,”gjuha shqipe”, thonë, ”s’ka vlerë” janë tre gjuhë, ti si më thua,a do ti mësoj moj verë? S’mjaftojnë lotë,por ulurima,të ngjitem në një majë mali shkulet zemra nga kraherori, nëna nuk e njef më djalin ngelën si pemët pa rrënjë,si gjethja mbi ujë të lehtë s’trashegojnë gjuhën e nënës e nuk njofin fjalën “vlerë”. Shqiperia ime.
Posted on: Tue, 02 Dec 2014 22:37:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015