Çfarë nënkupton Demokracia? Demokracia është të kuptosh se - TopicsExpress



          

Çfarë nënkupton Demokracia? Demokracia është të kuptosh se je njeri, të kuptosh se ka edhe njerëz të tjerë dhe nuk je i vetëm, të kuptosh se me këta njerëz është nevojë dhe domosdoshmëri të merresh vesh, të kuptosh që nuk duhet të imponohesh, por të bindesh veten së pari e më pas të tjerët se jemi njerëz, që nuk mbijetojmë dot pa njëri -tjetrin.Të kuptosh se flora dhe fauna e kësaj toke kanë demokraci ndërmjet tyre prej miliona vjetësh, por njeriu në mungesë të demokracisë mes vetës po i shkatërron. Demokraci është marrëveshja ndërmjet gjallesave të tokës për të mbijetuar në harmoni natyrore dhe hyjnore. Demokraci do të thotë "pushtet i popullit" ose "sovranitet i popullit", në kundërshtim me aristokracinë (qeverinë e më të mirëve ose fisnikëve) dhe "monarkinë" (qeverisja e një të vetmi).Por ky përkufizim nuk na ndihmon shumë pasi në asnjë vend nuk komandon populli.Ato që komandojnë janë qeveritë (për fat të keq dhe burokracia, nëpunësit e shtetit që janë pak ose hiç fare të përgjegjshëm). Në të vërtetë ka vetëm dy forma shteti: ajo në të cilën mund të lirohesh nga një qeveri pa gjakderdhje, me vota dhe në atë të 'pamundurën'.E para është "demokracia" e dyta "diktatura".Demokracitë nuk janë qeveri të popullit por mjete kundër diktaturës, e cila na detyron të jetojmë në një situatë të cilën nuk e kemi dashur por që dhe nuk mund ta ndryshojmë. Është detyra jonë civile që një situatë e tillë të evitohet prodhohet. Demokracia nuk i lejon asnjë qeverie të tipit "diktatorial" akumulimin e pushtetit dhe për më shumë tenton ta kufizojë atë. Ajo që është e rëndësishme në një demokraci është fakti që duhet të jetë gjithmonë e hapur mundësia që qeveria të japë dorëheqje pa shkaktuar gjakderdhje, kur ata që qeverisin degjenerojnë nga misioni i detyrave dhe të drejtave që ju janë besuar, por edhe kur politika e qeverisë gjykohet e keqe apo e gabuar.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 11:49:57 +0000

Trending Topics




© 2015