Çka nuk dimë tjetër rreth vehabizmit Pjesa e 8 A e dini se - TopicsExpress



          

Çka nuk dimë tjetër rreth vehabizmit Pjesa e 8 A e dini se vehabinjtë besojnë se Zoti duket si një njeri, por ata pretendojnë se Madhësia Tij është më e madhe se madhësia e njeriut? Allahu xh.sh. nuk është trup dhe nuk i përngjet asnjë njeriu dhe atij nuk i përngjet asnjë nga krijesat e Tij. Ky pabesim i tyre shprehet në librin e quajtur “Akidetu elhlul iman”. A e dini se vehabitë i atribuan Zotit xh.sh. gojë, e ky është kufër i qartë që nuk dyshon myslimani. Ky lloj i kufrit është i publikuar në librin e quajtur “El Esmau ves-sifatu” nga Harrani. A e dini se vahabitët Allahut xh.sh. i atribuan gjuhë, e edhe kjo formë është kufër (pabesim). Ky lloj i kufrit të tyre publikohet në librin “Tabekatul hanabile” nga Ebu Ja’li që vehabitët e botuan me kënaqësi të veçantë për shkak të asaj që thuhet në të. Një gjë të tillë Uthejmini, në takimin e tij të tretë mujor, tha: Nuk vërtetojmë se ka gjuhë por as nuk e kontestojmë”, por edhe kjo formë është kufr sepse jemi të detyruar të pastrojmë Krijuesin tonë nga gjymtyrët, e në këtë nuk dyshojmë. A e dini se vehabitët Allahut xh.sh. i atribuan edhe këmbë , e edhe kjo është kufr? Ata thonë: Karriga është vendi ku Allahu i vendon këmbët e Tij. Kjo formë e kufrit publikohet në librin e quajtur “Tefsiru Ajetul kursij”. Jehudët shtrembëruan Teuratin, të krishterët shtrembëruan Biblën, kurse Vehabitë po shtrembërojnë kuptimet dhe domethëniet e Kur’anit, Zoti na ruajt.
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 22:05:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015